Kounde dëshiron largimin nga Sevilla

Jules Kounde dëshiron të luajë në një klub më të madh se Sevilla.

Kounde ka kontratë me Sevilla deri në vitin 2024, por ai do të largohet këtë verë.

Kjo pasi lojtari dëshiron të luajë në një klub më konkurrues se ai spanjoll.

Këtë e ka bërë të ditur drejtori i përgjithshëm i Sevillas, Jose Maria Cruz.

“Lojtari, jam i sigurt, e respekton Sevillan. Ai është i lumtur me ne. Rasti i Kounde nuk është një çështje parash. Është një çështje e dëshirës për të luajtur në një ekip më konkurrues se Sevilla,” tha ai.

Tutje, ai tha se lojtari mund të luajë në ekipe si Chelsea, Barcelona apo edhe Bayern Munich.

“Jam i sigurt se ai është një lojtar tërheqës për ekipe si Chelsea, Barcelona, Bayern Munich dhe këto lloj ekipesh. Ai dëshiron të luajë në një ekip më konkurrues,” shtoi ai.

Jose tha se nuk kanë marrë ende ofertë për francezin, por sipas lajmeve që po qarkullojnë në Spanjë Chelsea do të shkojë pas tij këtë merkato.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

​Shënohet 30-vjetori i organizimit të mësimit në shtëpi-shkolla

Story i radhës

Mbushet me rërë gropa gjigante në rrugën e Dibrës

Të fundit nga