Mbreti Charles dhe Camilla organizojnë darkën e Krishtlindjeve, por Meghan dhe Harry nuk do të marrin pjesë

Mbreti Charles III dhe gruaja e tij Camilla do të mirëpresin shumë të afërm në Kështjellën Windsor të martën në mbrëmje për një darkë gala me receta tradicionale.

Pas tre viteve shumë të vështira për shkak të Covid-19, familja mbretërore do të takohet sërish për një mbledhje tradicionale që do të përfshijë një darkë luksoze për Krishtlindje.

Pse Meghan dhe Harry nuk do të marrin pjesë në darkën e mbretit Charles III

Dhjetëra anëtarë të familjes mbretërore pritet të marrin pjesë, nga Princesha Anne tek Duka dhe Dukesha e Wessex. Princi Edward dhe vajza e tij Louise do të jenë gjithashtu të pranishëm. Princi Harry dhe Meghan Markle do të mungojnë në event, pasi kanë zgjedhur të qëndrojnë në SHBA.

Darka para Krishtlindjeve zakonisht mbahet çdo vit në Pallatin Buckingham të mërkurën para Krishtlindjes, pak para se monarku të niset për në Sandringham për sezonin festiv.

Për shumë vite, mbretëresha e ndjerë priti familjen e saj në Pallatin Buckingham, me mbledhjen e fundit që u zhvillua në vitin 2019, muaj para pandemisë.

Lajmi për darkën e Charles vjen vetëm disa orë pasi Pallati Buckingham konfirmoi se mbreti, Camilla dhe pjesa tjetër e familjes mbretërore do të kalojnë Krishtlindjet në Sandringham për herë të parë në tre vjet.

Charles dhe Camilla do të festojnë ditën e Krishtlindjes në ish-pronën e mbretëreshës së ndjerë në Norfolk.

Në një deklaratë të shkurtër, Pallati Buckingham tha: “Mbreti Charles dhe Mbretëresha të shoqëruar nga anëtarë të familjes mbretërore do të marrin pjesë në shërbimin e mëngjesit të ditës së Krishtlindjes në Kishën Sandringham të dielën 25 dhjetor 2022”.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

​Podolyak: Vizita jashtëzakonisht e rëndësishme e Zelensky në SHBA do ta mohojë Rusinë

Story i radhës

Acaroi Messin në Kupën e Botës

Të fundit nga