Mbretëria e Bashkuar do ta rihap ambasadën në Kiev

April 23, 2022
1 minut lexim

Mbretëria e Bashkuar do të rihap ambasadën e saj në kryeqytetin ukrainas, Kiev, e cila përkohësisht ishte zhvendosur në qytetin e Lvivit.

Kështu ka deklaruar përmes rrjeteve socaile kryeministri britanik, Boris Johnson, i cili ka pohuar se kjo është një shenjë solidariteti me popullin ukrainas.

“Ne do të rihapim ambasadën tonë në Kiev, duke demonstruar solidaritetin tonë me popullin ukrainas”, ka shkruar ai në Twitter.

Ai gjithashtu deklaroi se qeveria britanike po ndihmon në mbledhjen e provave të krimeve të ruse në Ukrainë.

Kujtojm se Johnson gjatë ditës së sotme ka folur në telefon me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky për fazën e re të ndihmës ushtarake.

Ndryshe, Rusia ka vazhduar edhe sot me bombardime duke shkaktuar viktima dhe dëme materiale. 

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Edhe në Gostivar priten drunjët!

Story i radhës

Moderatorja e njohur tregon për herë të parë se kë ka mbështetur në Big Brother

Të fundit nga

ShkoLartë