Mbretëresha Elizabeth dëshiron që Camilla të njihet si mbretëreshë e Britanisë

February 6, 2022
1 minut lexim

Mbretëresha Elizabeth ka thënë se dëshiron që Camilla, Dukesha e Cornwall-it, të njihet si Queen Consort kur Princi Charles të bëhet mbret.

Në një mesazh për shënimin e 70-vjetorit të mbretërimit të saj, Mbretëresha tha se ishte “dëshira e saj e sinqertë” që Camilla të kishte këtë titull.

Kishte sugjerime që Camilla do të njihej si Princesha Consort.

Por njoftimi i mbretëreshës hap rrugën që ajo të njihet si Mbretëresha Camilla në të ardhmen.

Një zëdhënës i Clarence House tha se Princi i Uellsit dhe Dukesha e Cornwall ishin “të prekur dhe të nderuar”.

Mesazhi i Mbretëreshës, që shënon ngjitjen e saj në fron në 1952, adreson drejtpërdrejt çështjen e pazgjidhur të titullit të ardhshëm të Dukeshës së Cornwall-it.

“Është dëshira ime e sinqertë që, kur të vijë ajo kohë, Camilla të njihet si Queen Consort”, shkruan ajo.

“Queen Consort” i referohet bashkëshortes së një mbreti në pushtet dhe do të thotë “Mbretëresha Camilla” si titulli i saj i ardhshëm.

Ka pasur një praktikë të ndryshme për bashkëshortet meshkuj të një monarku, të tillë si Princi Filip apo bashkëshorti i Mbretëreshës Viktoria, Princi Albert, të cilët janë bërë princi bashkëshort dhe jo mbret.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Rrjeti po vlon, thuhet se Rihanna pret binjakë

Story i radhës

Cilat gjallesa jetojnë më së shumti? Ka edhe të pavdekshme

Të fundit nga

​Izraeli kryen sulme ajrore në Liban

Avionët luftarakë izraelitë nisën sulme ajrore intensive të enjten në Libanin jugor. Sulmet synuan Rihan Heights, Jabour, Kfar Houneh dhe Qaaqaaiyet El Snoubar, sipas Agjencisë Kombëtare të Lajmeve të Libanit, raporton Anadollu.
sqmken
ShkoLartë