Rrjeti po vlon, thuhet se Rihanna pret binjakë

Disa komente nga miqtë e Rihannas në fotot e postuara në Instagrami, kanë ngritur teorinë se këngëtarja mund të jetë duke pritur binjakë.

Komenti që ngjalli më shumë dyshime dhe që u shpërnda kudo nëpër rrjet është dhe ai i modeles, Gigi Hadid, e cila kishte shkruar: “tre engjëj”.

Sikur të mos mjaftonte kjo, njëri nga fansat vuri në dukje se këngëtarja Tamar Braxton, kishte pyetur në komente: “a kemi dy?“, duke shtuar kështu më tej thashethemet.

Rihanna nuk ka treguar asgjë ende, as partneri i saj. Ndërkohë rrjeti po vlon.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Vendet ku do të ketë ndërprerje të rrymës sot

Story i radhës

Mbretëresha Elizabeth dëshiron që Camilla të njihet si mbretëreshë e Britanisë

Të fundit nga