mbi 200 milione tatime te papaguara kush jane borxhlinjte kryesore ne vend 69622c1a64e1a

Mbi 200 milionë tatime të papaguara/ Kush janë borxhlinjtë kryesorë në vend?

January 10, 2026
1 minut lexim

Shkup, 10 janar – Drejtoria e të Ardhurave Publike(DAP) në Maqedoninë e Veriut ka publikuar Listën e Debitorëve nr. 1/2026, që përfshin borxhe deri më 30.09.2025 dhe të papaguara deri më 31.12.2025, mbi bazë të TVSH-së, tatimit mbi fitimin, tatimit personal mbi të ardhurat, kontributeve të sigurimit të detyrueshëm social, akcizave dhe doganave.

Në listë janë të përfshirë 2.032 subjekte juridike (17 më pak se në listën e mëparshme) dhe 3.884 persona fizikë (204 më pak krahasuar me listën e kaluar).

Borxhi total neto i publikuar në Listën nr. 1/2026 arrin në 12.412.009.343 denarë, ose rreth 202 milionë euro, që është 17.999.039 denarë më shumë, përkatësisht rreth 293 mijë euro, krahasuar me listën e mëparshme.

Borxhi neto për tatime dhe kontribute kap vlerën 12.198.980.979 denarë, që është rreth 198.4 milionë euro, me rritje prej 15.744.599 denarësh ose afërsisht 256 mijë euro.

Ndërkohë, borxhi për detyrime doganore arrin në 213.028.364 denarë, ose rreth 3.46 milionë euro, që paraqet rritje prej 2.254.440 denarësh, respektivisht rreth 36.6 mijë euro, krahasuar me listën paraprake.

Lista e plotë e borxhlinjëve

http://www.ujp.gov.mk/mk/otvoreni_povici/pogledni/751

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

sydney sweeney tregon dekoltene e saj te famshme ne festen para golden globes 69622782e800b
Lajmi i mëparshëm

Sydney Sweeney tregon dekoltenë e saj të famshme në festën para-Golden Globes

te gjitha akset rrugore jane te kalueshme 69622cb65bf47
Lajmi i radhës

Të gjitha akset rrugore janë të kalueshme

Të fundit nga

Nis ndërtimi i aeroportit më të madh në Afrikë

Kompania ajrore ETHIOPIAN Airlines nisi zyrtarisht një projekt ndërtimi prej 12.5 miliardë dollarësh, për të cilin zyrtarët thonë se do të ndërtojë aeroportin më të madh të Afrikës kur të përfundojë në
ShkoLartë