mbi 20 mije raste aktive me covid 19 ne maqedonine e veriut 61f7aa77e86b4

Mbi 20 mijë raste aktive me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut

January 31, 2022
1 minut lexim

Në fundjavë, ndërmjet të shtunës dhe të dielës, në vend janë regjistruar 1.254 raste të reja me COVID-19, duke e çuar numrin e rasteve aktive me koronavirus në 20.114. Mes numrit të përgjithshëm të pozitivëve janë edhe 169 të riinfektuar.

Në periudhën e njëjtë janë regjistruar edhe 28 pacientë të shëruar, si dhe 21 të vdekur në spital nga mosha 54 deri në 90 vjeç.

Deri më tani në Maqedoninë e Veriut janë kryer gjithsej 1.785.054 testime të COVID-19. Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me COVID-19 në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 268.191, numri i të shëruarve është 239.694, ndërsa numri i të vdekurve është 8.383.

Në kushtet e rritjes së vazhdueshme të pacientëve të rinj mbeten rekomandimet për respektimin e masave për mbrojtjen dhe vaksinimin e popullatës.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

tri ndeshje interesante sot ne superligen e shqiperise 61f7a989b9e52
Story i mëparshëm

​Tri ndeshje interesante sot në Superligën e Shqipërisë

od0bfd188d182d0b8d0bdd0b0 d0b8d0bbd0b8d0bdd0b4d0b5d0bd d0b4d0b0d0b2d0b0 d0b5d0b4d0bdd0bed0bad180d0b0d182d0bdd0b0 d0bfd0b0d180d0b8d187 61f7aa7c5eff9
Story i radhës

Oпштина Илинден дава еднократна парична помош за секое новороденче

Të fundit nga

27 vjet nga masakra e Lybeniqit të Pejës

Sot mbushen 27 vjet nga masakra e Lybeniqit të Pejës. Më 25 maj 1998, forcat serbe hynë në Lybeniq të Pejës, duke vrarë e masakruan nëntë banorë të Lybeniqit, e më vonë
ShkoLartë