​Tri ndeshje interesante sot në Superligën e Shqipërisë

Java e 18-të e Superligës së Shqipërisë në futboll sjellë sot tri ndeshje shumë interesante.

Dueli kryesor do të zhvillohet me fillim nga ora 13:45 ndërmjet Laçt dhe Partizanit në stadiumin e Laçit, transmeton KosovaPress.

Vendasit vazhdojnë t’i mbajnë gjallë shpresat për titull pasi momentalisht kanë nëntë pikë më pak se lideri i tabelës Tirana, por që kanë një ndeshje më pak të zhvilluar. Partizani nga ana tjetër po lufton për një vend në garat evropiane dhe momentalisht ka 22 pikë në vendin e pestë.

Dy sfidat tjera janë ajo ndërmjet Egnatias dhe Dinamo Tiranës nga ora 13:45 dhe Skënderbeut dhe Teutës që zhvillohet nga ora 16:45.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Rrëfehet Arbri: Nuk i dhashë informacion Trixës

Story i radhës

Mbi 20 mijë raste aktive me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut

Të fundit nga