Mbesin pa ujë banorët e fshatit Drenoc

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Gjakova” Sh.A ka njoftuar se ka ndodhur një defekt në pompën furnizuese me ujë në pusin në thellësi 65 metra.

Për këtë arsye banorët e fshatit Drenoc të komunës së Gjakovës mbeten pa ujë deri në zgjidhjen e problemit.

“Defekt në fshatin Drenoc.

Njoftojmë konsumatorët e fshatit Drenoc se është paraqitur defekt në pompen furnizuese me ujë në pusin në thellësi 65 metra.

Për arsye të kompleksitetit të defektit konsumatorët mbesin pa ujë deri në zgjidhjen e problemit” thuhej në njoftim.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Bëjnë sërish sherr

Story i radhës

Trençevska: Raportimet e shpeshta të bulizmit në shkolla janë motivi ynë të fillojmë ta ndryshojmë sistemin

Të fundit nga