Gjatë prezantimit sot të projektbuxhetit të vitit 2027 për Arsimin në Komisionin për Edukimin, Shkencën dhe Sportet, ministrja e Arsimit Mirela Kumbaro, e ka konsideruar prioritet mbështetjen për studentët dhe tha se me buxhetin e ri Arsimi i Lartë merr rritjen më të madhe në vlerë në buxhetin e vitit 2027 të Ministrisë së Arsimit.
“Duke iu përgjigjur kërkesave të vetë universiteteve me të cilat kemi qenë në një komunikim shumë të ngushtë gjatë gjithë vitit, edhe në kuadër të rishikimit të ligjit për arsimin e lartë, si edhe duke dëgjuar zërin e studentëve, kemi vendosur një rritje të buxhetit për zërin e arsimit të lartë. Arsimi i lartë merr rritjen më të madhe në vlerë në buxhetin e vitit 2027 të Ministrisë së Arsimit, me shtesë 1,25 miliardë lekë më shumë, kryesisht për paketën e mbështetjes studentore, ku shtojmë mbështetjen direkte për studentët me nevoja sociale, rrisim bursat që ata marrin duke shtuar edhe një bonus qiraje ose një shtese brenda pagesës së përmuajshme që janë të lirë ta përdorin për çfarë kanë më së shumti nevojë, nga 10 000 lekë të reja në muaj në 25 000 lekë të reja në muaj”, theksoi ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro.
Kumbaro theksoi se Buxheti 2027 forcon mbështetjen për studentët, duke rritur bursat deri në 25 mijë lekë në muaj. Për herë të parë zgjerohet skema e mbështetjes për studentët në degët prioritare edhe në ciklin e dytë të programeve “Master” dhe gjithashtu rritet financimi për përmirësimin e kushteve të akomodimit studentët në konviktet universitare.
“Në vitin 2027, me shtimin e buxhetit për arsimin e lartë, sigurohen: Rritja e bursës për studentët nga familjet në nevojë, e cila rritet nga 10.000 në 25.000 lekë në muaj, pra rreth 275 euro, dhe për herë të parë vijon edhe gjatë studimeve Master”, tha Kumbaro.
Sipas saj, kjo paketë mbështet mbi 11 500 studentë në tri kategori, raporton ATSH.
“5 900 studentë nga familjet në nevojë marrin 25.000 lekë në muaj; 5 500 studentë me notë mesatare 9–10 marrin 10.000 lekë, dhe 177 studentë të programeve me përparësi kombëtare marrin 50.000 lekë në muaj, me një ndryshim thelbësor sepse tanimë skema e mbështetjes financiare edhe për studentët e programeve prioritare, zgjerohet edhe në ciklin master. Gjithashtu, parashikohen fonde në formën e grantit për akomodimin e studentëve në “Shoqëritë e Trajtimit të Studentëve” në Tiranë dhe në qytete të tjera universitare, në vlerën 375 milionë lekë (rreth 4 milionë euro). Kjo skemë siguron akomodim për 7000–7500 studentë, ndërsa bashkë me të ardhurat nga tarifat e akomodimit dhe kontributet e njësive të vetëqeverisjes vendore, financimi total arrin në rreth 900 milionë lekë në vit (rreth 9,5 milionë euro). Ky financim synon përmirësimin e kushteve të jetesës në konviktet e Tiranës, Kamzës, Vlorës, Korçës, Shkodrës, Elbasanit dhe Gjirokastrës”, tha Kumbaro.
mbi 11 mijë studentëve në tri kategori, rritet në 25 mijë lekë në muaj bursa për ata nga familjet në nevojë

Burimi: botasot.info