zulfaj ne berlin kerkon mbeshtetjen e gjermanise per statusin e vendit kandidat 6ae9eb0072e7b

Zulfaj në Berlin kërkon mbështetjen e Gjermanisë për statusin e vendit kandidat

November 3, 2026
1 minut lexim

Kryenegociatori i Kosovës me Bashkimin Evropian, Jeton Zulfaj, ka zhvilluar një takim në Berlin me Ministrin e Shtetit për Evropën në Ministrinë Federale të Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Gunther Krichbaum.

Sipas njoftimit, në fokus të takimit ishte procesi i integrimit evropian të Kosovës, me theks të veçantë në marrjen e statusit të vendit kandidat dhe hapjen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Gjatë takimit, Zulfaj theksoi se Kosova ka shënuar progres të konsiderueshëm demokratik dhe ekonomik gjatë dekadës së fundit, duke vlerësuar se ky progres duhet të reflektohet me hapa konkretë në procesin e zgjerimit të BE-së, mbi bazën e meritave.

Tutje theksohet se megjithatë, pozita aktuale e Kosovës në procesin e anëtarësimit nuk e pasqyron këtë progres. Gati katër vjet pas dorëzimit të aplikimit, Kosova mbetet i vetmi vend në Ballkanin Perëndimor pa statusin e vendit kandidat.

“Mungesa e vendimmarrjes së BE-së për statusin kandidat bie ndesh me premtimin e dhënë në Samitin e Selanikut dhe me deklaratat e njëpasnjëshme të BE-së për perspektivën e Kosovës për anëtarësim në BE”, thuhet në njoftim.

Në këtë kontekst, kryenegociatori theksoi se është e rëndësishme që Gjermania, si vend kyç i Bashkimit Evropian, të luajë rol aktiv që BE-ja ta marrë këtë vendim. Ai e falënderoi ministrin Krichbaum për bashkëbisedimin e hapur.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

afrim gashi zhvillon takim lamtumires me ambasadorin e osbe se kilian wahl 6ae9eaa25a73b
Lajmi i mëparshëm

Afrim Gashi zhvillon takim lamtumirës me ambasadorin e OSBE-së, Kilian Wahl

mbeshtetje per studentet ne shqiperi rriten bursat bonus qiraje 6ae9eb5e60a71
Lajmi i radhës

​Mbështetje për studentët në Shqipëri, rriten bursat, bonus qiraje

Të fundit nga

ShkoLartë