30 stacione asnje komandant shqiptar shifrat ekspozojne diskriminimin ne perfaqesim 6b04822e42334

30 stacione, asnjë komandant shqiptar – shifrat ekspozojnë diskriminimin në përfaqësim

November 23, 2026
1 minut lexim
att.n9 EXRNWC3bo1x7n90EJRWLvU1tAg91zQ5 hlV1T7b4

Në asnjë nga rreth 30 stacionet e Policisë Pyjore nuk kemi komandant apo zëvendëskomandant shqiptar. Vallë, shqiptarët nuk janë të aftë për pozita drejtuese, apo institucionet nuk janë të gatshme t’u japin mundësi të barabarta, eshte shprehur deputeti i ASH-së Halil Snopçe.

Sipas tij, kjo nuk është e vetmja dëshmi e disproporcioneve në përfaqësim:

97.53% maqedonas dhe vetëm 2.47% shqiptarë në konkursin e fundit në Policinë Pyjore!

146 maqedonas dhe vetëm 12 shqiptarë të punësuar në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë. Në avancime, 16 maqedonas përballë vetëm 1 shqiptari.

Këto shifra flasin më shumë se çdo deklaratë politike për përfaqësimin e drejtë dhe adekuat.

Për këto disproporcione dhe për mungesën e shqiptarëve në pozitat drejtuese të Policisë Pyjore kërkova përgjegjësi dhe sqarime nga ministri përkatës.

Burimi: lajmpress.org

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

be nis hetimet ndaj mbushesit te coca cola per cmimet e pijeve 6b0481d8b9217
Lajmi i mëparshëm

BE nis hetimet ndaj mbushësit të Coca-Cola për çmimet e pijeve

vdes sheruesja shpirterore e princeshes diana ne moshen 71 vjecare 6b04823121e4b
Lajmi i radhës

Vdes shëruesja shpirtërore e Princeshës Diana në moshën 71-vjeçare

Të fundit nga

ShkoLartë