von der leyen mbyllja e ngushtices se hormuzit i kushtoi be se 127 miliarde shtese 6ae9eb97c2215

Von der Leyen: ‘Mbyllja e Ngushticës së Hormuzit i kushtoi BE-së 127 miliardë shtesë’

November 3, 2026
1 minut lexim

Që nga mbyllja e Ngushticës së Hormuzit, importet e lëndëve djegëse fosile i kanë kushtuar Evropës 127 miliardë euro shtesë, pa siguruar asnjë njësi shtesë energjie.

“Njëqind e njëzet e shtatë miliardë euro, vetëm për shkak të mbylljes së Ngushticës së Hormuzit”.

Këtë e theksoi Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, gjatë fjalës së saj në Samitin “WinWin” në Bruksel, kushtuar ndërmarrjeve të reja (startups).

“Kur importojmë naftë dhe gaz, rrezikojmë të importojmë gjithashtu goditjet dhe krizat që vijnë bashkë me to,” vërejti von der Leyen.

“Tranzicioni drejt energjisë së pastër nënkupton, nga njëra anë, mbrojtjen e klimës sonë, por nga ana tjetër, ka të bëjë edhe me konkurrueshmërinë dhe pavarësinë e Evropës,” theksoi von der Leyen. Presidentja e Komisionit vuri në dukje se “edhe këtë vit kemi parë pasojat shkatërruese të ndryshimeve klimatike: thatësira, zjarre dhe përmbytje”, si dhe “koston e varësisë sonë nga importet e lëndëve djegëse fosile”. “Rruga jonë është e qartë: deri në vitin 2050 do të bëhemi kontinenti i parë neutral ndaj klimës,” shpjegoi ajo, duke shtuar se “kemi hedhur një hap të rëndësishëm drejt këtij qëllimi përmes marrëveshjes për objektivin klimatik të vitit 2040. Jemi zotuar të ulim emetimet evropiane me 90% deri në vitin 2040”

Më pas, von der Leyen theksoi se “që nga viti 2021, në Bashkimin Evropian janë investuar më shumë se 1 200 miliardë euro në aktivitete të qëndrueshme”, duke nënvizuar se “këto janë investime që kërkojnë siguri afatgjatë”.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

mbeshtetje per studentet ne shqiperi rriten bursat bonus qiraje 6ae9eb5e60a71
Lajmi i mëparshëm

​Mbështetje për studentët në Shqipëri, rriten bursat, bonus qiraje

shkrumbohet nje veture prane dap it ne shkup nuk raportohet per te lenduar 6ae9ebed61ac9
Lajmi i radhës

Shkrumbohet një veturë pranë DAP-it në Shkup, nuk raportohet për të lënduar

Të fundit nga

ShkoLartë