Mbaron mbledhja në LSDM – Ja çka u vendos!

June 9, 2023
1 minut lexim

Këshilli Qendror i LSDM-së sonte ka marrë vendim për formimin e grupit punues për vazhdimin e bisedimeve me VMRO-DPMNE-në dhe të gjitha partitë tjera parlamentare për operacionalizimin e hapave të ardhshëm konkret në lidhje me ndryshimet kushtetuese.

Grupi punues do të udhëhiqet nga sekretari i përgjithshëm i LSDM-së Mile Zeçeviq Vardarski.

“Këshilli Qendror i jep mbështetje absolute kryetarit të LSDM-së Dimitar Kovaçevski dhe grupit punues që të vazhdojnë me përpjekjet për të siguruar një konsensus të gjerë për amendamentet kushtetuese, dhe në këtë mënyrë vazhdimi i rrugës evropiane të vendit” tha pas mbledhjes Bogdanka Kuzeska, zëdhënëse e LSDM-së.

Kuzeska informoi se KQ vlerësoi se ishte mirë që u vendos dialogu në një moment jashtëzakonisht të rëndësishëm të takimit me liderin e opozitës VMRO-DPMNE, si dhe se e mirëpresin hapin e parë që Mickoski e bëri me pranimin e amendamenteve kushtetuese.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Roma piketon “yllin” e Premier League

Story i radhës

Gjini: Kurti na ka marrë “fytyrën” dhe po i shkakton dëm serioz Kosovës

Të fundit nga

Këlliçi: Ja pse nuk kam besim te SPAK

Në emisionin ‘Log.’ të gazetarit Endri Xhafo në News24, anëtari i Kryesisë së PD-së, Belind Këlliçi, tha se nuk ka besim te SPAK. Ai tha se e ka të sprovuar këtë, duke
ShkoLartë