Roma piketon “yllin” e Premier League

Roma piketon “yllin” e Premier League!

Pas zyrtarimit si një transferim i lirë të mesfushorit francez të Lyon, Houssem Aouar, si dhe negociatava për të afruar në “Stadio Olimpico”, sërish si një transferim të lirë mbrojtësin e Eintracht Frankfurt, Evan N’Dicka, “verdhkuqtë” e Roma nuk kanë të ndalur dhe tashmë po kërkojnë transferimin e një tjerët lojtari me parametra 0.

Sipas raportimeve më të fundit nga prestigjiozja italiane, “Corriere dello Sport”, “verdhekuqtë” po përpiqen gjithashtu të afrojnë “arkitektin” belg të mesfushës, Youri Tielemans, me kontratën e këtij të fundit, që është pranë skadimit me “dhelprat” e Leicester.

Për mesfushorin belg interesohen gjithashtu dhe Aston Villa, Galatasray e Milan, me “verdhekuqtë” që nuk mund të konkurrojë me shifrat e ofruara nga “rivalët”, por Roma mund të luajë kartën e Jose Mourinho, me Tielemans, që mund të mësojë shumë nën udhëheqjen e teknikut portugez.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Nazarko: Draft-statuti i Ramës për Asociacionin është i arsyeshëm – Kurti po pret për t’i reaguar

Story i radhës

Mbaron mbledhja në LSDM – Ja çka u vendos!

Të fundit nga