Kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini vlerëson se kryeministri Albin Kurti, i ka “marrë fytyrën” Kosovës.
Gjini thotë se më e rënda prej të gjithave është se “Qeveria Kurti po e shkarkon mllefin e vet në situata të ndryshme te qytetarët, dhe në botë po krijohet përshtypja që nuk është vetëm Qeveria, por janë qytetarët e Kosovës të cilët janë mosmirënjohës”.
Ai po ashtu përmendi edhe dy “aventura” të cilat sipas tij, kryeministri Kurti e ka futur shtetin.
“Kurti…na ka fut të paktën në dy aventura kohët e fundit. Me targat, është nis me i heq targat, ka shkaktu probleme dhe është kthy në pikën zero, nuk i ka heq targat. Por gjatë asaj aventure, Kosovën e ka ul për një nivel më poshtë, qoftë në raport me serbët në veri, qoftë me raport me partnerët ndërkombëtarë. Atëherë ka hy në aventurën e dytë, për me i mbajt zgjedhjet dhe me i instalu kryetarët e komunave me kah 30, 70 e 100 vota, e që nuk bën. Ka hy, ka shkaktu dëm serioz, ka shkaktu dëm të sigurisë, na ka marrë fytyrën…u kthy prapë në pikën zero, thotë du me mbajt zgjedhje tash”, deklaroi ai.
Sipas Gjinit, “kemi ardhur në pikë me ju lut kryeministrit Kurti, mos i bë më shumë dëm Kosovës”.