Gjyqtari me prejardhje nga Kosova, Bekim Zogaj, me nënshtetësi të Zvicrës, sonte si gjyqtar asistoi, ndërsa kryesor ishte Scharer, duke kryer detyrën ashtu si i ka hije në ndeshjen miqësore Francë – Afrika e Jugut, e cila u luajt në stadiumin “Stade Pierre-Mauroy” në Villeneuve d’Ascq.
Francezët demoluan me rezultat 5:0 Afrikën e Jugut.
Futbollisti Kylian Mbappe tregoi lojë të mirë, duke shënuar dy gola.
Golat u realizuan nga Mbappe (23′ e 76′-nga penalltia), Giroud (34′), Ben Yedder (81′) e Guendouzi (90+2’).
Mudau i Afrikës së Jugut, u përjashtua me karton të kuq në minutën e 84-të.