​Mbappe refuzon të jetë pjesë e ceremonisë së shortit të Kampionatit Botëror

Sipas raportimeve nga “L’Equipe”, Kylian Mbappe do të ishte ylli i madh i ftuar që të jetë i pranishëm të premten në Doha për shortin e Kupës së Botës.

Francezi ishte protagonist me kombëtaren e tij në “Rusi 2018” dhe katër vite më vonë ai është, përveçse pjesa e çmuar e “gjelave” por edhe e Paris Saint-Germain, klub në pronësi të sheikëve Katari.

Pas kontakteve të bëra nga Doha me Federatën Franceze të Futbollit dhe vetë PSG-në, ka ardhur një “JO” nga ana e lojtarit.

Arsyet e këtij refuzimi ende nuk janë bërë të ditura.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

6 gjëra të frikshme që mund t’ju krijohen nëse vishni shpesh taka

Story i radhës

Dumani “kyç gojën” para policisë, mjekët e shoqëruar: Nuk e njihnim

Të fundit nga