Maturën shtetërore do ta kalojnë 15 899 nxënës, provimet eksterne janë më 4 dhe 13 qershor

May 30, 2022
1 minut lexim

Maturën shtetërore do ta kalojnë 15 899 nxënës, provimet eksterne janë më 4 dhe 13 qershor

Gjithsej 15 899 kandidatë janë paraqitur për dhënie të maturës shtetërore të vitit shkollor 2021/2022. Prej tyre, 7135 janë nxënës të gjimnazeve, 8504 nga shkollat profesionale dhe 260 nga shkollat artistike.

Provimi i parë i jashtëm – Gjuhë amtare dhe letërsi do të jepet ditën e shtunë më 4 qershor.

Sipas të dhënave të Qendrës Shtetërore të Provimeve, për gjuhën maqedonase janë regjistruar 11.060 maturantë, për gjuhën shqipe 4308 dhe për gjuhën turke 313 maturantë.

Provimi i dytë i jashtëm është caktuar për datën 13 qershor.

Numri më i madh i aplikimeve është për anglisht – 14.320 kandidatë, për matematikë 1231, për gjermanisht 118, tridhjetë kandidatë për testin e gjuhës frënge, 10 për rusisht, 15 për filozofi dhe 100 kandidatë kanë aplikuar për estetikë.

Rezultatet e provimeve duhet të shpallen jo më vonë se 30 ditë pas dhënies së provimit të dytë të jashtëm.

Përveç testimeve eksterne, maturantët kanë edhe dy provime të brendshme – interne dhe një detyrë projektuese.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

KEDS njofton se kush mbetet pa energji elektrike

Story i radhës

Besimi: Pandemia dhe lufta në Ukrainë krijuan krizën globale

Të fundit nga

ShkoLartë