Matura/ Sot 33 mijë të rinj i nënshtrohen provimit të Gjuhës së Huaj, si është e hartuar teza

June 9, 2022
1 minut lexim

Sot 33 mijë të rinj në të gjithë vendin i nënshtrohen provimit të parë me detyrim të Maturës Shtetërore, Gjuha e Huaj. Testi do të jetë i ndarë në tri pjesë, më konkretisht: të lexuarit dhe të kuptuarit e një testi të shkruar që mban 50% të peshës totale të testit, ndërsa 28% e mban gramatika dhe leksiku dhe 22% të shkruarit.

Tipat e ushtrimeve që rekomandohen janë punimet mbi bazën e teksteve të panjohura, për të cilat do të ndërtohen pyetje që do të testojnë aftësinë e nxënësit për të kuptuar një pjesë letrare ose joletrare.

Gjithashtu do të ketë ushtrime me plotësime hapësirash, ku nxënësi të vendosë fjalën e duhur gramatikore, ushtrime me alternativa apo situata komunikimi, ku duhet gjetur forma me kuptim e fjalisë.

Sipas udhëzimit të maturës, provimet nisin në orën 10:00 të mëngjesit dhe zgjasin 2 orë e gjysmë.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Si të ruajmë miqësitë e ngushta kur në mes hyn depresioni dhe ankthi

Story i radhës

54 raste aktive me koronavirus në Kosovë

Të fundit nga

ShkoLartë