MASH thotë është tejkaluar sfida me transportin e nxënësve nga Vizbegu: Vitin e ardhshëm do të jetë gati shkolla e re

November 1, 2022
min lexim

Në takimin koordinues të ministrit të Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri dhe kryetarëve të dy komunave Darko Kostovski dhe Visar Ganiu, sot është tejkaluar sfida me të cilën ballafaqohen disa nga nxënësit e Vizbegut, të cilët për shkak të mungesës së objektit shkollor në vendin e tyre të vendbanimit, vijojnë mësimin edhe në shkolla të tjera në territorin e këtyre dy komunave dhe për shkak të pezullimit të transportit të organizuar, ditëve të fundit kanë organizuar individualisht udhëtimin që të arrijnë në klasat e tyre, transmeton Portalb.mk.

“Pas një diskutimi konstruktiv dhe prezantimit të një sërë propozimesh dhe sugjerimesh për tejkalimin e situatës, Komuna e Butelit tashmë po financon transportin e organizuar nga Vizbegut në SHFK “Ismail Qemali”, dhe Komuna e Çairit do të vazhdojë të financojë organizimin e transportit për nxënësit nga Vizbegu në SHKF “7 Marsi” deri në fund të vitit shkollor”, thonë nga MASH.

Ata shtojnë se në ndërkohë, Ministria e Arsimit dhe Shkencës është duke punuar në zgjidhjen e përhershme, përmes investimit në infrastrukturën arsimore, gjegjësisht ndërtimin e një objekti shkollor krejtësisht të ri, modern në Vizbeg, ku nga viti i ardhshëm shkollor nxënësit nga kjo lagjja do të vazhdojnë shkollimin aty dhe nuk do të ketë më nevojë për transport.

Maratonë premtimesh

Fillimi i punimeve filloi në janar të këtij viti, pas një dekade premtime. Punimet e shkollës, sipas paralajmërimeve priten të përfundojnë në afat prej 18 muajve.

Banorët e Vizbegut kanë protestuar në tetor të vitit të kaluar, duke bllokuar trafikun në udhëkryqin në hyrje të këtij vendbanimi, pasi përpos mungesës së shkollës, nxënësve nuk u është siguruar as transport i organizuar dhe detyrohen të ecin nga 4,5 – 5 km, sa është distanca e shkollave ku ndjekin mësimin.

Rreth, 1400 nxënës, sipas banorëve, ndjekin mësimin në tre komuna – në Komunën Shuto Orizarë, Çair dhe Butel. Ata kërkojnë nga Komuna e Butelit që t’ua sigurojë transportin nxënësve deri sa të ndërtohet shkolla fillore. Kryetari i Komunës së Butelit, Kostovski thotë se është në bisedime me Ndërmarrjen publike për Qarkullim për të siguruar  transportin e nxënësve në shkollë.

Në vitin 2012, kryetari i atëhershëm i Komunës së Butelit, Petre Latinovski paralajmëroi se, në një ta ardhme të shpejtë pritet të bëhet me shkollë fillore. Ai tha atëherë se, ky objekt shkollor do të fillojë të ndërtohet pasi të përpilohet plani detal urbanistik për këtë pjesë. Ai duke prezantuar planin e ri detal urbanistik, tha se është siguruar një sipërfaqe prej 11 mijë katrorë ku parashihet të ndërtohet një objekt në bazë të të gjitha standardeve për mësim.

Në vitin 2014 nga komuna e Butelit thanë për Portalb se në Vizbeg është paraparë të ndërtohet shkollë fillore por edhe foshnjore për parashkollorët, por deri më tani nuk është bërë as njëra e as tjetra.

Në vitin 2016, ish ministri i arsimit i  Pishtar Lutfiu premtoi se në 2017 do të fillojnë punimet në ndërtimin e objektit të ri shkollor në Vizbeg.

Në shkurt të vitin 2017, u tha se në muajin mars pritet të hidhet gurthemeli për ndërtimin e shkollës fillore në Vizbeg. Madje, atëherë nga Ministria e Arsimit thanë se, në buxhetin për vitin 2017 është paraparë ndërtimi i shkollës fillore në Vizbeg.

Në vitin 2019, ish ministri Arbër Ademi tha se pritet vetëm leja nga Komuna e Butelit për ndërtimin e objektit të shkollës së re.

Burimi: portalb.mk

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Sindikata ka kërkuar shkarkimin e drejtorit të “Ujësjellësit”, Mitovski mohon akuzat

Story i radhës

Jesus në radarin e Real Madridit – në verë pritet oferta për të

Të fundit nga

Modeli o3 i OpenAI vjen vitin e ardhshëm

Pas pothuajse dy javë lançime e njoftime, OpenAI mbylli serinë e transmetimeve live 12-ditore duke dhënë një paraqite paraprake të modelit të ardhshëm. Modeli i ri o3 nuk është ende i disponueshëm
ShkoLartë