Ministria e Arsimit dhe Shkencës shpalli konkursin e ri për botimin e teksteve shkollore për vitin e katërt të arsimit të mesëm profesional katërvjeçar, për profesionet – gjeologji, xehetari, metalurgji, ndërtimtari – gjeodezi, grafikë, ekonomi – juridik, tregëti, elektroteknikë, shëndetësi, bujqësi – veterinari, sherbime personale, makineri, komunikacion, tekstil – lekurë, hotelieri – turistikë, pylltari – përpunim i drurit dhe kimi – teknologjik.
Të drejtë pjesëmarrjeje kanë të gjithë autorët që plotësojnë kushtet e përcaktuara me nenin 10 të Ligjit për Tekste Shkollore për Arsimin Fillor dhe të Mesëm. Autori i tekstit shkollor mund të marrë pjesë në konkurs vetëm me një dorëshkrim për tekst shkollor për një lëndë dhe duhet të përgatitet sipas planit mësimor për vitin përkatës, lëndës dhe Konceptit për tekste shkollore për arsimin fillor dhe të mesëm.
Afati i fundit për dorëzimin e dorëshkrimeve për tekstet shkollore, është 25.7.2022, thuhet në njoftimin e MASH-it.