Martesa dhe ‘mallkimi i 7-vjeçarit’: Si t’ia dilni mbanë?

November 1, 2022
min lexim

Rutina, puna, angazhimet e përditshme shpesh janë stresuese dhe largojnë dëshirën për të ndërvepruar me partnerin/en, emocionalisht apo në intimitet. Sado urrejmë ta pranojmë, ekziston diçka si “mallkimi i 7-vjeçarit”, që prek pjesën më të madhe të çifteve pas 7 viteve bashkë, kur entuziasmi fillon e zbehet. Në fakt, diçka e tillë mund të ndodhë pas disa muajsh, vitesh apo dekadash, marrëdhëniet kanë momente krize. Megjithatë mos përhapni panik. Ja ç’duhet të bëni

A është vërtet martesa problemi?

Nëse ndiheni gati për të hequr dorë nga marrëdhënia juaj teksa i afroheni 7-vjeçarit, sepse mendoni se është e mërzitshme dhe e fjetur, hidhini një sy jetës tuaj në përgjithësi: është marrëdhënia juaj e mërzitshme, apo e gjithë jeta juaj? Njerëzit mund ta transferojnë ndjenjën e mërzisë dhe mungesën e entuziasmit tek partneri/ja, kur mund të mos jetë fare shkaku i tyre.

Pse je mirënjohës/e për partneren/in?

A ndiheni me fat për prezencën e njëri-tjetrit në jetë?  Flisni me personin tjetër sado e vështirë të jetë, duhet të gjeni bashkë rrënjët e problemit. Mendoni për çfarë jeni mirënjohëse në lidhje me të.

Muaji i mjaltit nuk zgjat përgjithmonë

Njerëzit që janë në kërkim të vazhdueshëm të emocioneve dhe dashurive të reja sa herë ndeshen me një problem në lidhje, janë të paaftë për të mbajtur lidhje të qëndrueshme. Kjo është sfida e lidhjeve të gjata dhe martesave. Duhet të përqafosh realitetin dhe të pranosh fakti se lidhja mund të bjerë në rutinë, që s’ka nxehtësinë e muajit të mjaltit, por ka diçka më të rëndësishme dhe kjo është siguria, miqësia dhe përkushtimi.

Interesa të përbashkëta

Bëj diçka që atij/asaj i pëlqen, por ty jo. Cakto një ditë një javë dhe bëje atë më të lumtur, kjo do t’ju ndihmojë të afroheni më shumë bashkë.

Lidhja perfekte nuk ekziston

Përrallat janë perfekte, por vetëm aq dhe ngjasojnë shumë pak me realitetin.

Mos ndaloni bisedat ose prekjet

Nëse nuk flisni dhe nëse nuk prekeni jeni në telashe. Seksi është qejf dhe mund të ulë tensionet mes të dyve.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Këlliçi komenton dështimin e negociatave brenda PD: Statuti i ‘11 Dhjetorit’, vullneti i shumicës

Story i radhës

Pllana: Prishtina edhe në këtë takim synon fitore

Të fundit nga

ShkoLartë