Marrëveshja për emigrantët, Jonila Godole: Kryeministri s’mund të marrë vendime si në feudin e vet

Pedagogia Jonila Godole ndërsa komenton marrëveshjen e kryeministrit Edi Rama me homologen italiane për ngritjen e një qendre për emigrantët, thekson se vendimi është marrë pa transparencë. E ftuar në News 24, ajo thekson se Turqia ka përfituar 11 miliardë euro.

Ishte një marrëveshje që i firmos nga të dyja palët dhe siç dihet as opozita në Shqipëri nuk kishte dijeni dhe as Bashkimi Evropian. Kryeministri vepron sikur është në feudin e vet dhe një pyetje që ngre është çfarë fiton Shqipëria. Sjell si shembull Turqinë, e cila ka marrë në 10 vitet e fundit për të penguar refugjatët të shkojnë në BE ka përfituar 11 miliardë euro. Si merren vendime këtu pa u bërë transparencë për qytetarët shqiptarët?! Para se të zgjidhë çështjet e zonjës Meloni, kryeministri shqiptar duhet të mendojë për Shqipërinë.

Nuk mund të them është mirë apo keq të merren emigrantët por si merren vendimet. Çështja është a ka transparencë në vendimet që merr qeveria. Si është zgjedhur vendi? A është dakord Bashkia e Shëngjinit me këtë? Pas këtij sezoni të suksesshëm turistik, ngritja e një kampi aty është një penalizim. Si do të kompensohen ata për problematikat që do të hasin gjatë rrugës. Këtë nuk mund ta vendosë kryeministri në një marrëveshje. Pavarësisht akteve të mira që mund të ketë marrë 4 vite e para, tani duhet të pyesim ku do të shkojmë me demokracinë. Ne po futemi në një zonë të rrezikshme për demokracinë. Ajo mund të ketë fasadën e zgjedhjeve elektorale, por ka edhe autoritarizëm elektoral. Fasada duket demokratike por vendimmarrja sa vjen dhe bëhet autoritare.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Xavi: Dua një Barcelonë të madhe

Story i radhës

Gjykimi për vrasjen e ndodhur 22 vite më parë, dëshmitarët qëndrojnë pranë deklaratave të dhëna më parë

Të fundit nga