Marrëveshja ngufatëse e “Zajednicës”, “kalë Troje” e shtetësisë së Kosovës

June 27, 2022
min lexim

Sa e sa herë është thënë se shqiptarët kanë kujtesën e peshkut, dhe vazhdimisht historia për ta fillon sot, harrohet e kaluara dhe e djeshmja, pastaj e kaluara dhe fatkeqësitë që ndodhin ajo bëhet pjesë e folklorit primitiv, dhe shpeshherë ka ndodhur gjatë historisë të kthehen në kohën tonë liderë që me veprimet e tyre i kanë bë dëm vendit, por për arsye të panjohura ata shndërrohen në heronj.

Fatkeqësisht deputetët e popullit kanë qenë bedel të grupeve të interesit, njerëz që vend të punës e kanë votimin, ata më tepër janë dorë e zgjatur e pushteteve sunduese sesa e përfaqësimit e atyre që e kanë zgjedhur, ata as që mbajnë takime me zgjedhësit e tyre përkundrazi i injorojnë ata. Fatkeqësisht në studio televizive vegjetojnë “analistë politik” të padijshëm, gënjeshtarë, dhe të pa edukuar, ata kanë pak njohuri për të kaluarën dhe lexojnë pak, apo harrojnë shumë për atë që ndodhi në Asamblenë Parlamentare në Këshillin e Evropës, me rastin e shpërblimit për Serbinë, me mospjesëmarrjen e Ermira Mehmetit dhe Valentia Leskaj në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, ku u miratua rezoluta për Kosovën me amendamentet e propozuar nga përfaqësuesit e shtetit serb.

Katër amendamente të Serbisë në Rezolutë, asnjë i Kosovës

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës në janar të vitit 2016 ka miratuar Rezolutën për Kosovën, në të cilën nuk u përfshi asnjë propozim i palës kosovare.

Ndërkohë kaluan të katër propozim-amendamentet e Serbisë, që kanë të bëjnë me respektimin e të gjitha marrëveshjeve të arritura në Bruksel, veçanërisht asaj për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe; Rritjen e kapaciteteve të UNMIK-ut për ta forcuar bashkëpunimin me INTERPOL-in dhe EUROPOL-in; lehtësimin e hetimit dhe ndjekjen penale të krimeve të luftës; si dhe mbrojtjen e trashëgimisë kulturore, veçanërisht asaj të komuniteteve joshumicë.

Me 110 vota pro, dy abstenime dhe asnjë kundër, Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka miratuar Rezolutën me titull “Situata në Kosovë dhe roli i Këshillit të Evropës”, e përpiluar nga deputeti spanjoll Agustin Conde.

Zvicerani Roland Rino Buxhel dhe suedezi Johan Nissinen janë të vetmit që kanë abstenuar në votim, shkruanin mediat aso kohe.

Votimit të Rezolutës në Asamble i kishte paraprirë shqyrtimi i disa amendamenteve, ku në momentet e fundit Kosova ka bërë përpjekje të fusë propozime. Mes tjerash ishte propozuar që nga draftrezoluta të hiqet fjalia e cila Kosovën “…e obligon veçanërisht ta implementojë marrëveshjen për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe”.

Nuk kaloi as amendamenti i propozuar që fjala “Autoritetet në Kosovë” të zëvendësohet me “Autoritetet e Kosovës”.

Mospjesëmarrja e shqiptares nga Maqedonia, Ermira Mehmeti dhe asaj nga Shqipëria, Valentina Leskaj në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, ndodhi që u miratua rezoluta për Kosovën, me katër rekomandime të propozuar nga pala serbe dhe asnjë propozim i palës kosovare që kishte shkaktuar një reagim të ashpër në opinion publik shqiptar.

E etiketuar si “tradhtare” pasi që nuk qëndroi në sallën e Asamblesë së Këshillit të Evropës kur u votuan amendamentet për Kosovën, deputetja shqiptare nga Maqedonia, Ermira Mehmeti, përgjigjej duke thënë se, faji nuk është tek ajo, por te moskoordinimi ndërmjet deputetëve kosovarë dhe atyre nga Shqipëria në KiE.

Vlen të theksohet se pjesëmarrës të këtij dështimi ishin deputetët e parlamentit të Kosovës Xhavit Haliti dhe Aida Derguti.

Mehmeti në opinionin kosovar u konsiderua si deputete tradhtare pasi vetëm për një votë nuk kaloi propozimi i Kosovës, por kaluan katër amendamentet e propozuara nga Serbia që stopuan anëtarësimin e Kosovës në Europol, Interpol dhe disa nisma të tjera. Në opinionin shqiptar u tha se Ermira Mehmeti iku nga Asambleja sepse i ikte avioni për në Shkup e në anën tjetër Kosova dështoi në procesin e saj.

Si ndodhi dështimi fatal i Kosovës në Këshillin e Evropës

Kosova pësoi një ndër disfatat më të rënda në planin diplomatik dhe të njohjes ndërkombëtare, pasi rezoluta e Asamblesë së Këshillit të Europës për Kosovën, ishte miratuar së bashku me katër amendamente të propozuara nga Serbia.

Beogradi ia kishte paraqitur Komisionit amendamentet e veta në lidhje me veçimin e marrëveshjeve Kosovë-Serbi për bashkësinë e komunave serbe, për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore, edhe pse Kosova nuk u bë anëtare e UNESCO-s dhe për kalimin e disa kompetencave tek UNMIK-ut në marrëdhënie me organizma të tilla si Interpol dhe Europol.

Këto amendime u miratuan në Komision e më pas u paraqitën zyrtarisht si rezolutë nga Komisioni. Përfaqësuesit e Shqipërisë, që kanë të drejtë vote, të ndihmuar nga përfaqësuesi i Suedisë, propozuan amendime që eliminonin kërkesat e paraqitura nga Serbia. Por, fatkeqësisht, të gjitha amendimet janë rrëzuar. Amendimi që rikthente disa nga standardet e para pavarësisë në lidhje me marrëdhëniet me Europol dhe Interpol, u rrëzua për vetëm një votë.

Kryetari i delegacionit suedez, social-demokrati Jonas Gunnarson, mbështeste shumë fort amendimet e përgatitura nga përfaqësuesit shqiptarë, deputetët Valentina Leskaj, Petrit Vasili, Namik Dokle dhe Oerd Bylykbashi, por në fund përfaqësuesit serbë e fituan betejën. Ndërkohë, në sallë mungoi edhe përfaqësuesja shqiptare nga Maqedonia, Ermira Mehmeti.

Disa vende si Britania, Turqia, Hungaria dhe Suedia dhanë mbështetje maksimale, por ndryshimi nuk është bërë i mundur. Edhe vetë hartuesi i rezolutës për Kosovën reporteri spanjoll Augustin Conde, mungoi gjatë diskutimit në Komision, por edhe gjatë seancës. Në përfundim raporti ishte miratuar me 112 vota.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

​Çfarë po bëjnë rusët me grurin e vjedhur ukrainas?

Story i radhës

Mark Zuckerberg shpalos vizionin për metaverse

Të fundit nga

Moti parashikohet i vranët dhe pa reshje

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, njofton se sot moti parashikohet i vranët dhe pa reshje. “Në mëngjes, në shumë zona do të ketë kushte për mjegull. Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet -3

Goditje e bujshme e Barcelonës

Barcelona duket se ka bërë një goditje të bujshme teksa ka siguruar firmën e një lojtari të cilin e kërkonin të gjithë klubet e mëdha të Europës. Gazetat katalanase ”Sport” dhe :”Mundo
ShkoLartë