marketet qe abuzuan me cmime jane subvencionuar nga qeveria e kaluar 622d0ca31b461

Marketet që abuzuan me çmime, janë subvencionuar nga qeveria e kaluar

March 12, 2022
1 minut lexim

Qeveria e Avdullah Hotit, bashkë me PDK-në AAK-në,Nismën dhe AKR-në, në kohë të karantinës kishin ndarë mjete për marketet që në mënyrë abuzive ngritën çmimet. Mirëpo Lëvizja Vetëvendosje ishte kundër, sipas saj, maketet nuk janë dëmtuar nga karantina.

Megjithatë, LVV në atë kohë kishte kërkuar nga qeveria Hoti dhe partitë e lartëcekura të ndante mjete për ndërmarrje që s’kishin operuar në atë kohë, apo kishin operuar pjesërisht me numër të limituar, për dallim nga maketet që se kishin ndal asnjëherë punën.

Këto markete që ishin subvencionuar nga taksat tona, lëre që nuk treguan mirësjellje, porse na dëmtuan edhe më shumë atëherë dhe tani. Ndonëse tanimë po shihet qartë e hapur se kush qëndron prapa këtyre rrjeteve të maketeve, po ashtu edhe të derivateve e të ndërtimit, megjithatë edhe në kohë krize e fatkeqësie, ato po pasurohen në mënyrë të jashtëligjshme nga kurrizi i varfër i qytetarëve.

Ky rrjet i tyre fatkeqësisht që nga pas lufta, kur vendi ynë ende ishte i përgjakur nga Serbia, në anën tjetër vendin e mbushin me produkte të saj. 

Albert Ajshtajn: ”Bota është një vend i rrezikshëm për të jetuar, jo për shkak të njerëzve që veprojnë si djalli, por për shkak të njerëzve që nuk bëjnë asgjë për këtë”. 

Prandaj, Qeveria aktuale do të duhej të monitoronte strikt këtë “rrjet” abuziv që burimi dhe furnizimi i tyre është në Serbi, të lidhur ngushtë me partitë politike e shumë media e organizata propagandistike në vend.

 

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

tenku rus godet me predhe objektet e banimit ne mariupol 622d0ca01de7f
Story i mëparshëm

Tenku rus godet me predhë objektet e banimit në Mariupol

1 milion e 200 mije lule do te mbillen nga hortikultura 622d0d1dc625e
Story i radhës

1 milion e 200 mijë lule do të mbillen nga “Hortikultura”

Të fundit nga

Bayer pa Xhakën ndahet baras në udhëtim

Bayer Leverkuseni ka barazuar në udhëtim, me rezultat 2:2 me Mainzin. Bayeri e ka siguruar biletën për në Champions League e Mainz për garat evropiane. Granti Xhaka nuk u paraqit asnjë minutën
ShkoLartë