Aktorja australiane, Margot Robbie, ka mbërritur në vendlindje për të marrë pjesë në një prej ngjarjeve më ekskluzive të modës këtë vit, prezantimin e koleksionit Cruise/Resort të shtëpisë së modës Chanel.
36-vjeçarja u fotografua të mërkurën në aeroportin e Sidneit, teksa po kalonte nëpër terminal e shoqëruar nga pjesëtarët e stafit të saj. Ajo tërhoqi vëmendjen me paraqitjen elegante, megjithëse u shfaq pa buzëqeshur para kamerave.
Duke marrë frymëzim nga stili ikonik i Audrey Hepburn, aktorja, e cila është nënë e një fëmije, kishte zgjedhur pantallona të shkurtra të zeza të stilit kapri dhe një bluzë me jakë të rrumbullakët. Pamjen e kompletoi me syze dielli Chanel, një shami blu me motive paisley dhe këpucë elegante baleti.

Ambasadorja e Chanel kishte gjithashtu vathë në formë rrethi dhe një çantë të zezë lëkure nga kjo markë. Vëmendje morën edhe buzëkuqi në ngjyrë burgundy dhe manikyri në të njëjtën nuancë.
Chanel do të organizojë të enjten sfilatën e parë të saj të modës në Australi, një ngjarje që pritet të jetë ndër më të mëdhatë që ka parë Sidnei në vitet e fundit.

Burimi: botasot.info


