maqedonia shenon 85 vjetorin e kryengritjes antifashiste ceremonia kryesore ne kumanove 6acb450fe9391

Maqedonia shënon 85-vjetorin e Kryengritjes Antifashiste, ceremonia kryesore në Kumanovë

October 11, 2026
1 minut lexim
att.OXr4CQGbaFP0xqYpNfHjlnw17dV8ZYhFtM RuLdmjkQ

Maqedonia e Veriut shënon sot 85-vjetorin e kryengritjes antifashiste të vitit 1941, e cila nisi në Prilep dhe Kumanovë si pjesë e luftës kundër fashizmit.

Ceremonia qendrore do të mbahet në orën 12:00 në Kompleksin Memorial të Dëshmorëve në Kumanovë, nën moton „Ideale që ndërtojnë të ardhmen“. Në akademinë solemne do të marrë pjesë edhe kryeministri Hristijan Mickoski.

Me këtë rast, në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut do të ndahen edhe çmimet shtetërore „11 Tetori“. Për vepër jetësore në kulturë dhe art do të nderohet shkrimtari Venko Andonovski, ndërsa në fushën e shkencës dhe arsimit çmimet do t’u jepen Dimitar Pandevit, Gjulumser Kasapit dhe Vlado Popovskit.

Në kuadër të shënimit të përvjetorit, homazhe dhe vendosje lulesh do të bëhen edhe në varrezat partizane në Butel, te monumentet përkujtimore në Kumanovë dhe në memorialet antifashiste në Prilep.

Burimi: lajmpress.org

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

kim kardashian mahnit me nje pamje te frymezuar nga elizabeth taylor 6acb411bd8658
Lajmi i mëparshëm

Kim Kardashian mahnit me një pamje të frymëzuar nga Elizabeth Taylor

Të fundit nga

ShkoLartë