Maqedonia e Veriut të enjten pritet të shpallë gjendjen e krizës energjetike

min lexim

Qeveria e Maqedonisë së Veriut më 25 gusht do ta shpallë gjendjen e krizës në sektorin e energjisë, raporton Alsat duke iu referuar burimeve qeveritare.

Sipas informacioneve, nesër do të mblidhet Komisioni për Menaxhimin e Krizave, i cili përbëhet nga disa ministra dhe ekspertë, të cilët duhet të formojnë mendim dhe t’i rekomandojnë qeverisë në seancën e së enjtes të shpallë gjendje krize në sektorin e energjisë. Vendimi në fuqi do të hyjë nga 1 shtatori.

Pavarësisht vendimit për shpalljen e gjendjes së krizës në sektorin e energjisë, autoritetet vazhdojnë të sigurojnë se kufizime të energjisë elektrike nuk do të ketë në vend. Nga 1 shtatori hyjnë në fuqi edhe masat e Qeverisë për kursimin e energjisë elektrike. Në institucionet publike janë të detyrueshme, kurse për amvisëritë dhe kompanitë private janë në formë rekomandimi, shkruan AlsatM.

Me këtë hap të Qeverisë, do të mundësohet që kompanitë energjetike të mund të fitojnë më shumë të holla në kohë krize, me qëllim të prodhimit më të madh të rrymës dhe blerjes së thëngjillit dhe mazutit. 

Nga EMV-ja për Alsat njoftojnë se gjatë gjendjes së krizës vitin e kaluar dhe në fillim të këtij viti, centralet e shtetit nga buxheti kanë fituar 171 milionë euro për tejkalimin e problemeve. 

EMV ka shfrytëzuar rreth 86 milionë euro vitin e kaluar ndërsa këtë vit 79,5 milionë euro. Për energji termike, ndihma financiare ka qenë rreth 6 milionë euro.

Përndryshe, biznesi dje doli me të dhëna alarmante për problemet me të cilat ballafaqohet sektori privat. 

Për shkak të shpenzimeve të rritura për faturat e rrymës, afaristët kërkojnë ndihmë urgjente financiare apo sigurimin e rrymës më të lirë për sektorin real. Në të kundërtën, paralajmërojnë që shumë kompani do të mbyllen ndërsa shumë punonjës do të mbeten pa punë.

Story i mëparshëm

Vërshimet, riparohen dëmet pas përmbytjeve

Story i radhës

Qyteti i Shkupit dhe Komuna Saraj fillojnë realizimin e projektit për ndërtimin e ujsjellësit që do të furnizoj me uj të pijshëm vendbanimet Rashçe, Kopanicë, Bojanë, Bukoviç dhe Llaskarcë

Të fundit nga