maqedonia e veriut prej neser do te eksportoje vaj luledielli ne shqiperi 62790f400cbb4

Maqedonia e Veriut prej nesër do të eksportojë vaj luledielli në Shqipëri

May 9, 2022
1 minut lexim

Ministrja e Financave e Shqipërisë, Delina Ibrahimaj, në konferencën e përbashkët për shtyp me ministrin e Ekonomisë të Maqedonisë së Veriut Kreshnik Bekteshi deklaroi se nesër do të fillojë importi i vajit të lulediellit nga Maqedonia e Veriut, i cili më parë importohej kryesisht nga Ukraina.

“Republika e Maqedonisë së Veriut nesër do të marrë vendim të rëndësishëm që do të hapë eksportin e vajit të lulediellit në Shqipëri, produkt që importohej kryesisht nga Ukraina. Kemi ndjerë mungesë si dhe në tregjet ndërkombëtare, prandaj edhe çmimet janë më të larta. Dua të falënderoj ministrin Bekteshi për bisedimet konstruktive dhe dua të garantoj se marrëdhëniet mes dy vendeve në fushën e tregtisë do të vazhdojnë të jenë shumë të mira”, tha Ibrahimaj.
Ajo shtoi se do të vazhdojë lehtësimi i të gjitha procedurave në kuadër të nismës “Ballkani i Hapur”.

Për shkak të mungesës së vajit për gatim në Shqipëri, i cili kushton 3,1 euro, shumë qytetarë nga rajonet kufitare me Maqedoninë e Veriut kryesisht blejnë vaj në Dibër, Strugë, Ohër dhe Resnjë.

MARKETING

RENT A CAR

ahmeti kembana e bashkimit te popujve vazhdon te bjere ne i perkasim europes 62790969493c9
Story i mëparshëm

Ahmeti: Këmbana e bashkimit të popujve vazhdon të bjerë! Ne i përkasim Europës!

zyrtari i larte evropian takohet me elon musk 62790fbd1f95c
Story i radhës

Zyrtari i lartë Evropian takohet me Elon Musk

Të fundit nga

Tre muaj jashtë terrenit të gjelbër?!

Real Madridi do të jetë i zënë këtë verë me ndryshimet në skuadër dhe Kupën e Botës për Klube, por një tjetër çështje me të cilën duhet të përballet është Jude Bellingham.
ShkoLartë