Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti në rrjetet sociale ka uruar Ditën e Evropës duke thëne se sot festojmë ditën e triumfit të paqes ditë të cilës i përksim edhe ne.
72 vite më parë një shkëndijë shprese për të bashkuar popujt rreth një agjende paqedashëse dhe progresive u shfaq në horizont dhe sot duke reflektuar mbi peshën e veprimeve të kohës, festojmë ditën e triumfit të paqes dhe perspektivën e zhvillimit që solli Bashkimi Europian.
Atij triumfi i përkasim edhe ne, për përjetësinë dhe promovimin e atyre vlerave kemi punuar deri më sot, jemi betuar dhe asnjëherë nuk do të ngrejmë dorë.
Të përkushtuar dhe pa asnjë dyshim të vetëm do të vazhdojmë rrugëtimin e përmbushjes së idealit të integrimit, i domosdoshëm për ardhmërinë progresive të vendit tonë, por edhe për stabilitetin e mbarë Europës.
Këmbana e bashkimit të popujve vazhdon të bjerë! Ne i përkasim Europës! Ka shkruar Ali Ahmeti.
Të fundit nga
Ministria e Drejtësisë ka marrë shkresën nga Partia Politike BESA, në të cilën kërkohet që gjatë
Publikuar 02:20 1 Prill, 2023 Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, në një intervistë për
Sot, e shtunë, në ora 13:00 në selinë e BDI-së, në Tetovë është caktuar mbledhja e
Bimët përgjithësisht mendohej se ishin një tufë e paankuar, që i duronte në heshtje shkatërrimet e
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se pret që së shpejti të mirëpresin