Zyrtari i lartë Evropian takohet me Elon Musk

Shefi i industrisë së Bashkimit Evropian Thierry Breton do të takohet me Elon Musk në Teksas ditën e Hënë për të diskutuar probleme botërore me zinxhirët e furnizimit dhe rregullat e reja të bllokut të cilat kërkojnë më shumë kontrolle nga gjigantët e teknologjisë për përmbajtjet që publikohen online.

Takimi vjen pak javë pasi njeriu më i pasur në botë arriti një marrëveshje për blerjen e kompanisë së medias sociale Twitter për 44 miliardë dollarë në kesh.

Dy drejtuesit e lartë do të takohen në zyrat e Tesla.

“Teknologjia dhe zinxhirët e furnizimit do të jenë në axhendë me Elon Musk,” tha zëdhënësi i Breton përmes e-mail-it. “Liria e shprehjes gjithashtu do të diskutohet së bashku me planet rregullatorë Evropiane. Diskutime rreth Aktit të Shërbimeve Dixhitale dhe sesi Twitter-i i ri do të luajë sipas rregullave të Evropës.”

Musk siguroi blerjen e Twitter muajin e kaluar duke premtuar rijetësimin e tij dhe zgjerimin e bazës së përdoruesve. /CIO Albanian

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Maqedonia e Veriut prej nesër do të eksportojë vaj luledielli në Shqipëri

Story i radhës

Deputetja kosovare Duda Balje vizitë në Komunën e Çairit

Të fundit nga