Veliaj mbi 7 orë në SPAK, deputeti i PD: “Të paprekshmit”, nuk duhet të ekzistojë më si term, presionet nuk duhet të tutin prokurorët

Deputeti i PD, Dashnor Sula ka reaguar pas paraqitjes së kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj në SPAK ditën e sotme duke thënë se “të paprekshmit”, nuk duhet të ekzistojë më si term.

Sula u shpreh se drejtësia e re ka hedhur sot një tjetër hap shumë të rëndësishëm për të hequr nga fjalori i përditshëm “të paprekshëm”.

Ai shprehu mbështetjen e tij për Prokurorinë e Posaçme, e cila sipas tij nuk duhet të tutet nga presionet dhe mesazhet e koduara.

Reagimi i plotë:

“Të paprekshmit”, nuk duhet të ekzistojë më si term.

Drejtësia e re ka hedhur sot një tjetër hap shumë të rëndësishëm për të hequr nga fjalori i përditshëm “të paprekshëm”. Marrja në pyetje për shumë orë të Kryetarit të Bashkisë për aferën më të madhe jo vetëm në ballkan por edhe më gjerë, atë të inceneratorëve ka fortifikur besimin në drejtësinë e re.

Në një kohë kur presioni politik ndaj tyre është shumë lartë, nuk mund të qëndrojmë indiferent e pa i dalë në krah Prokurorëve të Prokurorisë së

Posaccme për të sjellë në binarët e ligjshmërisë shtetin. Presionet, mesazhet e koduara nga të gjitha frontet nuk duhet të tutin gardianët e ligjit për të ti treguar vendit kujtdo që shkel ligjin dhe shpërdoron taksat e qytetarëve.

“Ku ka tym ka edhe flakë”, thotë një shprehje popullore. Ndaj edhe kryebashkiaku i kryeqytetit nuk mund të dal me duar të pastra nga afera e plehrave.

Nëse është bërë bashkëpunëtor i drejtësisë atëherë le të tregojë kush e detyroi!

Story i mëparshëm

U mbajt akademi përkujtimore për ish-deputetin e Kuvendit të Kosovës, Ali Lajçin

Story i radhës

​Borrell: Disa vende anëtare të BE-së do të njohin Palestinën në maj

Të fundit nga

Anglia josh Tuchelin

“Një sezon pa titull te Bayern nuk është kurrë arsye për të festuar”. Me këto fjalë