Manchester United humbet 1 miliard euro në dekadën e fundit

Djajtë e kuq i janë bashkuar 13 klubeve angleze në listën prej 20 top klubeve me shpenzimet negative në vitet e fundit 

Manchester United ka pasur humbjet më të mëdha në transfere në pesë ligat e Europës në dekadën që lamë pas, duke shpenzuar më shumë se një miliard euro.

United kanë fituar titullin e fundit të Premier Ligës më 2012/13 nën urdhrat e Alex Ferguson dhe kanë fituar vetëm tre trofe, prej që kanë filluar në lojtarë të rinj. 

Studimi i ri i publikuar nga Football Observatory ka treguar se sa shumë kanë shpenzuar Djajtë e Kuq në tregun e transferove gjatë 10 viteve të kaluara derisa ata kanë rrjet negativ të shpenzimeve tepër të madh. 

Shpenzimet neto të United

United ka shpenzuar 1.5 miliard euro në lojtarë të rinj nga viti 2012 deri me sot, me vetëm 476 milionë euro që i ka rikuperuar nga shitjet. 

Manchester City, Paris Saint-Germain dhe Barcelona e kompletojnë top katërshen, por që të gjitha këto kanë fituar pesë apo më shumë tituj krahasuar me suksesin e vogël të United. 

Në cilat pozita janë klubet tjera angleze? 

United dhe City i bashkohen 12 klubeve angleze në listë, përfshirë Arsenalin, i cili është në vendin e pestë me shpenzime neto në deficit me më shumë se 583 milionë euro. 

Evertoni (€429m), Aston Villa (€424m) Chelsea (€413m) janë në top 10, derisa West Ham, Liverpool, Newcastle, Tottenham, Crystal Palace, Leicester City, Brighton dhe Wolves po ashtu kanë lajmëruar numra negativ. 

Transferimet më të kushtueshme të United 

United nënshkruan me Robin van Persie nga Arsenal për 28 milionë euro, para sezonit 2012/13, e cila rezultoi me një transfer mjeshtëror pasi që ai udhëhoqi klubin për titullin e 13-të të Premier Ligës. 

Transferet e tjera për shuma të mëdha parash të klubit kanë qenë shumë pak të suksesshme, megjithatë, me pasuesin e Fergusonit, David Moyes që bleu Maroune Fellaini dhe Juan mata për 77 milionë euro.

Lois van Gaal investoi 71 milionë euro në Angel di Maria, i cili përfundoi vetëm një sezon në Old Trafford dhe 40 milionë euro në Anthony Martial, një ndër nënshkrimet e shumta të shtrenjta që mund të quhet dështim. 

Rekordi i klubit prej 105 milionë euro ishte paguar për ta rikthyer në skuadër Paul Pogban nga Juventusi në kohën e Jose Mourinhos dhe Romelu Lukaku po ashtu ju bashkua klubit për 89 milionë euro, derisa marrëveshja me Ole Gunnar Solskjaer që bleu për 95 milionë euro Harry Maguire dhe për 86 milionë euro për Jadon Sanchon. 

Norvegjezi, po ashtu, ktheu në skuadër Cristiano Ronaldon në verën e kaluar bashkë me Raphael Varane, por ai u shkarkua në nëntor kurse zëvendësimi i përkohshëm i tij, Ralf Rangnick ende është duke kërkuar për formulën e fitores duke e kthyer Unitedin në ditët e tij të fitores. 

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Kovaçevski – Vucas: Austria mbështet perspektivën evropiane të Maqedonisë së Veriut

Story i radhës

Ti nuk je gjysma tjetër e mollës: nuk meriton një dashuri gjysmake

Të fundit nga