Kovaçevski – Vucas: Austria mbështet perspektivën evropiane të Maqedonisë së Veriut

Austria shpreh mbështetje të fuqishme për persepktivën evropiane të Maqedonisë së Veriut dhe e përshëndetë dinamikën e re mes Shkupit dhe Sofjes, porositi ambasadori austriak në vend, Georg Vucas gjatë takimit të sotëm me kryeministrin Dimitar Kovaçevski.

Siç kumtoi Shërbimi qeveritar për shtyp, Kovaçevski në takim u falënderua për mbështetjen miqësore dhe parimore që Austria ia ofron Maqedonisë së Veriut në të gjitha sferat.

“Republika e Austrisë është partnere strategjike ekonomike e shtetit tonë dhe mike dhe mbështetëse e madhe e proceseve demokratike dhe integruese të shtetit tonë

. Vazhdojmë t’i avancojmë marrëdhëniet bilaterale mes dy shteteve. Ndërkaq në planin e eurointegrimeve jemi të përkushtuar në gjetjen e zgjidhjeve në frymën e vlerave evropiane”, tha kryeministri Kovaçevski.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Aksidentohet vetura e ministrit?!

Story i radhës

Manchester United humbet 1 miliard euro në dekadën e fundit

Të fundit nga