Malisheva përforcon radhët me dy futbollistë për edicionin e ri të Superligës së Kosovës.
Lajmi konfirmohet në faqen e klubit.
Ata përforcohen me Fiton Hajdarin e SC Gjilanit dhe Çlirim Abdylin e Ulpianës së Lipjanit.
“Kemi kompletuar marrëveshjen për transferimin e Fiton Hajdarit nga SC Gjilani”, thuhet në njoftimin e Malishevës.
“Klubi konfirmon nënshkrimin e marrëveshjes për transferimin e Çlirim Avdulit nga FC Ulpiana”, thuhet më tej.