Mali i Zi në krizë politike, Dritan Abazoviç përballë Zdravko Krivokapiç

January 29, 2022
min lexim

Mali i Zi ka hyrë në një krizë delicate politike pas një mocioni mosbesimi ndaj Qeverisë, i iniciuar nga zëvendëskryeministri, Dritan Abazoviç, dhe dy kërkesat e kryeministrit Zdravko Krivokapiç, që Kuvendit t’i shkurtohet mandate dhe që Dritan Abazoviç të shkarkohet si zëvëndës-kryeministër. Kryetari i Kuvendit, Aleksa Beçiq, ka caktuar 4 shkurtin si ditën e votimit fillimisht për shkurtimin e mandatit të Kuvendit, e më pas për nismën për mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë. Vendimi për shkurtimin e mandatit të Kuvendit ose për rrëzimin e Qeverisë merret me shumicën e votave të të gjithë deputetëve. Debati më I ashpër po bëhet midis deputetëve të dy partive në pushtet, Demokratëve dhe Lëvizjes qytetare URA.

Demokratët akuzojnë drejtuesin e URA-s, Dritan Abazoviç për tradhti ndaj vullnetit elektoral të qytetarëve dhe për bashkëpunim me opozitën. Ndërsa deputetët e URA-s theksojnë se një pjesë e shumicës parlamentare i trembet humbjes së mandateve. Demokratët qëndrojnë pas protestave kundër Abazoviçit dhe mbështetësve të tij ndërkohë që kryeministri Krivokapiç kërkon zgjedhje të parakohshme, duke thënë se ato janë zgjidhja e vetme demokratike për tejkalimin e krizës ekzistuese politike. Krivokapiç ka thënë gjithashtu se qeveria dhe kuvendi nuk mund t’i ushtrojnë kompetencat e marra me Kushtetutë, për shkak të inicimit të procedurës për rrëzimin e Qeverisë.

Nga ana tjetër, Lëvizja Qytetare URA e zëvendëskryeministrit, Dritan Abazoviç ka paraqitur nismën për mocion mosbesimi ndaj Qeverisë së Krivokapiçit, me mbështetjen e partisë socialiste popullore e kryesuar nga Vladimir Jokoviç, partive të pakicave kombëtare, shqiptare dhe boshnjake, dhe të Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS) të presidentit të Malit të Zi, Milo Gjukanoviç. Nisma është mbështetur nga 44 deputetë nga 81 që ka parlamenti malazez. Abazoviç kërkon një qeveri të pakicës, pa pjesëmarrjen e DPS-së së Gjukanoviç dhe Frontit Demokratik pro-serb dhe pro-rus. Abazoviç ka deklaruar se qeveria e pakicës është përgjigje ndaj krizës disamujore dhe faktit që qeveria aktuale e Krivokapiçit nuk ka mbështetjen e shumicës në parlament. Krivokapiç po përpiqet të shkurtojë mandatin e parlamentit për të parandaluar mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë, duke u përpjekur të marrë vota nga disa anëtarë të DPS-së së Gjukanoviçit, partia më e fuqishme opozitare. Me sa duket Krivokapiç beson se jo të gjithë deputetët e DPS-së së Gjukanoviçit janë të kënaqur me propozimin e Abazoviçit për një qeveri të pakicës, në të cilën DPS nuk do të merrte pjesë. DPS-ja ka deklaruar zyrtarisht se nuk mbështet shkurtimin e mandatit të kuvendit.

Nga ana tjetër, Fronti Demokratik pro-serb dhe pro-rus beson se zgjidhja më e pranueshme për tejkalimin e krizës është mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Por Fronti Demokratik nuk ka komentuar propozimin e kryeministrit Krivokapiç për shkurtimin e mandatit të kuvendit, duke paralajmëruar se do të shqyrtojë bazën ligjore. Krivopakiç është në një situatë shah-mat, edhe për shkak të faktit se nuk ka parti të tijën politike. Në zgjedhjet e gushtit 2020, Zdravko Krivokapiç, si jo-partiak, kryesonte listën zgjedhore të udhëhequr nga Fronti Demokratik. Krivokapiç u zgjodh kryeministër më 4 dhjetor 2020, me votat e deputetëve të tre koalicioneve fituese, të kryesuara nga Fronti Demokratik, Demokratët dhe Lëvizja Qytetare URA e Dritan Abazoviçit, I cili ishte vendimtar në nxjerrjen e DPS-së së Gjukanoviç nga qeveria pas 3 dekadash. Ngritja e tij politike është mbresëlënëse.

Abazoviç, kryetar i partisë Aksioni i Bashkuar për Reforma që nga maji i vitit 2017, ishte deputet i Kuvendit të Malit të Zi, nga viti 2012 deri në vitin 2020, kur mori detyrën e zëvendëskryeministrit për sigurinë kombëtare në kabinetin e Zdravko Krivokapiç. Ai ka lindur në vitin 1985 në Ulqin në një familje shqiptare. Është diplomuar në Fakultetin e Shkencave Politike në Universitetin e Sarajevës, duke u bërë fitues i “Distinktivit të Artë” dhe “Kartës së Artë” të Universitetit të Sarajevës. Ishte i angazhuar në projekte që kishin të bënin me promovimin e multikulturalizmit në zonat pas konflikteve në ish-Jugosllavi. Në vitin 2011, mori pjesë në një program të Departamentit të Shtetit në Uashington D.C. Nga viti 2010 deri në vitin 2012, ishte drejtor ekzekutiv i kompanisë lokale të transmetimit Teuta në Ulqin. ga viti 2010 deri në vitin 2012 ka qenë drejtor ekzekutiv i OJQ-së Mogul në Ulqin.

Në vitin 2010, botoi librin e tij të parë “Kultura kozmopolitane dhe drejtësia globale”. Nga viti 2010 punoi si mësues në shkollën e mesme në Ulqin, duke dhënë mësim në lëndën sociologji e kulturës, komunikimit dhe historisë së fesë. Në vitin 2017, nënshkroi Deklaratën për gjuhën e përbashkët të malazezëve, kroatëve, serbëve dhe boshnjakëve. Abazoviç ishte një nga themeluesit e partisë politike social liberale Mali i Zi Pozitiv në vitin 2012. Në zgjedhjet parlamentare malazeze të vitit 2012, partia fitoi 7 nga 81 vende, duke bërë që Abazoviç të bëhej anëtari më i ri i parlamentit. Në vitin 2014, pas një ndarjeje në parti, Abazoviç u largua nga Mali i Zi Pozitiv, duke shërbyer si deputet i pavarur përpara se t’i bashkohej Aksionit të Reformës së Bashkuar (URA) të sapothemeluar në vitin 2015.

Në qershor 2020, delegatë nga tridhjetë e tetë vende evropiane votuan për të pranuar Lëvizjen Qytetare URA në Partinë e Gjelbër Evropiane, duke e bërë atë partinë e parë opozitare në Malin e Zi të pavarur që i bashkohej një familjeje partish evropiane. Më 11 korrik 2020, Lëvizja Qytetare URA vendosi të kandidojë e pavarur, duke paraqitur platformën e saj zgjedhore të qendrës së majtë “Bardhë e zi”, e udhëhequr nga kandidatë të pavarur, duke përfshirë gazetarë, profesorë universiteti, aktivistë qytetarë dhe OJQ. Lista elektorale e URA kishte gjithashtu një përfaqësues të partisë SPP të pakicës boshnjake, si dhe disa nisma të vogla lokale.

Në zgjedhjet e vitit 2020, lista elektorale e Abazoviç fitoi katër mandate, të cilat u dëshmuan të ishin vendimtare, sepse koalicioneve opozitare, “Për të ardhmen e Malit të Zi” me 27 mandate, dhe “Paqja është kombi ynë”, me 10 mandate, iu nevojiteshin 4 votat e Abazoviçit për të pasur një shumicë qeverisëse me 41 mandate. Abazoviq, në emër të URA-s, dhe udhëheqësit e listave “Për të Ardhmen e Malit të Zi” dhe “Paqja është Kombi Ynë,” përkatësisht Zdravko Krivokapiç dhe Aleksa Beçiç, ranë dakord për disa parime mbi të cilat do të mbështetej qeveria e ardhshme, përfshirë këtu procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian, luftën kundër korrupsionit dhe tejkalimin e polarizimit të shoqërisë. Më 4 dhjetor 2020, kabineti i ri i drejtuar nga Krivokapiç, mori votat e 41 deputetëve nga 81 që ka parlamenti i këtij vendi të vogël ballkanik.

Politikani i pavarur Zdravko Krivokapiç u bë kryeministri i ri i Malit të Zi, me Abazoviç si zëvendëskryeministër, për koordinimin e sektorit të sigurisë dhe sigurinë kombëtare, duke i dhënë fund zyrtarisht tre dekadave të regjimit të DPS-së së Gjukanoviçit. Kabineti i ri u zotua të çmontonte aparatin shtetëror të ndërtuar nga DPS dhe të çrrënjoste korrupsionin dhe krimin e organizuar. Më 5 janar 2021, Abazoviç zbuloi se kompania Global Montenegro, pronari i së cilës është presidenti Milo Gjukanoviç, ka një një borxh prej 12.45 milionë eurosh ndaj shtetit dhe tha se nuk do të kishte më zyrtarë “të paprekshëm”. Por historia ndryshoi rrjedhën e saj. Gjukanoviç dhe DPS-ja e tij vendosin përsëri se në cilën anë do të shkojë peshorja. 30 deputetët e Gjukanoviçit në parlamentin me 81 deputetë, janë votat e arta për krijimin e një qeverie të pakicës apo për të shkuar në zgjedhje të parakohshme parlamentare. Dhe politikani veteran Milo Gjukanoviç mbetet Kingmaker!

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Këta banorë shkojnë në nominim

Story i radhës

A do të vazhdojë lojën në Big Brother? Ky është vendimi i Einxhel Shkirës

Të fundit nga

ShkoLartë