Ish-konkurrentja e Ferma VIP, Malbora, ka ndezur debat me deklaratat e saj të fundit në “Ferma Club”, ku foli hapur për raportin e tensionuar me Sarën dhe përplasjet që kanë pasur gjatë eksperiencës në format.
E ftuar në studio, Malbora nuk i kurseu kritikat ndaj ish-fermeres, duke e cilësuar si një person negativ dhe jo të sinqertë. Ajo u shpreh se Sara ka ambicie për sukses, por sipas saj nuk arrin ta ruajë imazhin apo marrëdhëniet që krijon.
Gjatë rrëfimit, Malbora rikujtoi edhe një debat të ndodhur mes tyre, ku sipas saj gjithçka nisi nga provokimet personale. Ajo tregoi se Sara e kishte pyetur në mënyrë ironike për mbiemrin, duke lënë të kuptohet se nuk e njihte, ndërsa më pas situata kishte agravuar në ofendime.
Sipas Malborës, gjatë debatit ndaj saj janë përdorur fjalë fyese dhe akuza të rënda, ndërsa ajo vetë është përpjekur të mos e çonte situatën në degradim. Megjithatë, ish-fermerja tha se sjellja e Sarës ka qenë shpesh false dhe e mbushur me negativitet.
“Po kush merret me Sarën? Sara është një vajzë që ka ambicie për të bërë, por ideja e suksesit nuk është të bësh, është ta mbash, dhe Sara këtu dështon. Sara vetë më jepte material. Më tha mua: ‘Si e ke mbiemrin se nuk të njoh?’ Dhe unë i thashë: ‘Mirë po ti si e ke mbiemrin?’ Unë e dija, ideja ishte që në momentin që ti më cenon, unë mbroj veten. Më tha: ‘Je femër e fëlliqur që futesh me çiftet’. Unë nuk jam shumë e mirë për të ofenduar dikë. Jam munduar debatin ta mbaj sa më pastër. Sara meriton më shumë, është një vajzë shumë false, shumë negative”, tha Malbora.
Burimi: botasot.info


