makina bie ne humnere ne librazhd plagoset 22 vjecari gjendet edhe nje pistolete 6ae7486168822

Makina bie në humnerë në Librazhd, plagoset 22-vjeçari, gjendet edhe një pistoletë

November 1, 2026
1 minut lexim

Një aksident është regjistruar në fshatin Farret, në njësinë administrative Stravaj të Librazhdit, ku një automjet tip “Benz” ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një greminë rreth 150 metra larg saj.

Nga verifikimet paraprake, drejtues i automjetit ka qenë 22-vjeçari Renis Pajtim Kalnxhi, i vitlindjes 2004, i cili është transportuar në Spitalin e Librazhdit për të marrë ndihmë mjekësore. Ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje nuk janë konstatuar persona të tjerë që mund të kenë qenë në automjet. Ndërkohë, gjatë këqyrjes së zonës, pranë makinës së dëmtuar është gjetur një armë zjarri tip pistoletë.

Burime bëjnë me dije se i riu dyshohet se është përfshirë në një konflikt dhe se mund të jetë dëmtuar përpara se automjeti të dilte nga rruga.

Për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dokumentimin e rastit po kryhen veprime hetimore nga Komisariati i Policisë Librazhd.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

letra e arlindes drejtuar gjykatesit osmani deri tani zero masa nga sistemi gjyqesor 6ae748053e208
Lajmi i mëparshëm

Letra e Arlindës drejtuar gjykatësit, Osmani: Deri tani, zero masa nga sistemi gjyqësor

novi sadi shenon pervjetorin e ngjarjes nga ku nisen protestat kunder pushtetit te vuciqit 6ae7489e9f391
Lajmi i radhës

Novi Sadi shënon përvjetorin e ngjarjes nga ku nisën protestat kundër pushtetit të Vuçiqit

Të fundit nga

ShkoLartë