Një tërmet i dobët me fuqi 1,9 ballë sipas shkallës Rihter u regjistrua sot në orën 14:37 në Kroacinë qendrore.
Sipas Qendrës Sizmologjike Euro-Mesdhetare (EMSC), epiqendra ishte 13 kilometra në jug të Velika Gorica, ose 25 kilometra në juglindje të Zagrebit.
Tërmeti ndodhi në një thellësi prej 29 kilometrash, sipas të dhënave të publikuara me hartën e EMSC.
Burimi: botasot.info


