letra e arlindes drejtuar gjykatesit osmani deri tani zero masa nga sistemi gjyqesor 6ae748053e208

Letra e Arlindës drejtuar gjykatësit, Osmani: Deri tani, zero masa nga sistemi gjyqësor

November 1, 2026
1 minut lexim

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas publikimit të një letre tjetër të Arlinda Zekajt, e cila ia kishte drejtuar gjykatësit, duke iu lutur atij për caktimin e urdhrit mbrojtës.

Osmani ka shpërndarë një pjesë të përmbajtjes së kësaj letre, duke thënë se sistemi dështoi ta mbronte Arlinda Zekajn.

Veçmas, Osmani është ndalur te fjalia e theksuar në letër: “Për ju është rutinë, për mua është jetë”.

“Kjo fjali, e shkruar nga Arlinda Zekaj në kërkim të ndihmës, është një aktakuzë e rëndë ndaj një sistemi që kishte detyrimin ta mbronte, por nuk arriti ta dëgjonte në kohë.”, ka shkruar Osmani.

Ajo ka thënë se një grua e një nënë nuk duhet të ketë nevojë të lutet për të drejtën për të jetuar.

“Nuk duhet të ketë nevojë të përgjërohet që fëmijët e saj të jenë të sigurt. Dhe mbi të gjitha, nuk duhet të ketë frikë se institucionet do të vonohen deri atëherë kur të jetë tepër vonë. Tepër vonë është edhe sistemi gjyqësor, i cili deri tani ka ndërmarrë ZERO masa ndaj gjyqtarëve që treguan neglizhencë.”, ka shkruar Osmani. 

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

dalja ne votime ne bervenice deri ne oren 1300 eshte 2781 731 me e larte se ne raundin e pare 6ae747a686fdd
Lajmi i mëparshëm

Dalja në votime në Bërvenicë deri në orën 13:00 është 27,81%! 7,31% më e lartë se në raundin e parë

makina bie ne humnere ne librazhd plagoset 22 vjecari gjendet edhe nje pistolete 6ae7486168822
Lajmi i radhës

Makina bie në humnerë në Librazhd, plagoset 22-vjeçari, gjendet edhe një pistoletë

Të fundit nga

ShkoLartë