Deri në orën 13:00, në raundin e dytë të zgjedhjeve të parakohshme për kryetar të Komunës së Bërvenicës kanë votuar 4.518 qytetarë, që përfaqëson 27,81 për qind të numrit të përgjithshëm të votuesve të regjistruar, njoftoi Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ).
Sipas të dhënave të dorëzuara në KSHZ nga të 24 vendvotimet, dalja në votime është për 7,31 pikë përqindjeje më e lartë krahasuar me raundin e parë të zgjedhjeve, të mbajtur më 18 tetor të këtij viti.
Sa i përket mbrojtjes së të drejtës së votës, deri në orën 13:00 në Komision është dorëzuar një ankesë, e cila është pranuar, pas së cilës votuesit i është mundësuar ta ushtrojë të drejtën e votës.
Nga KSHZ-ja informojnë se të dhënat e radhës për daljen në votime dhe rrjedhën e procesit zgjedhor do të bëhen të ditura në konferencën për shtyp, të caktuar për orën 15:30 në selinë e Komisionit.
Burimi: alfax.mk


