novi sadi shenon pervjetorin e ngjarjes nga ku nisen protestat kunder pushtetit te vuciqit 6ae7489e9f391

Novi Sadi shënon përvjetorin e ngjarjes nga ku nisën protestat kundër pushtetit të Vuçiqit

November 1, 2026
1 minut lexim

Novi Sadi i ka përkujtuar të dielën viktimat e tragjedisë në stacionin hekurudhor, në dyvjetorin e shembjes së strehës që la 16 persona të vdekur në këtë qytet në veri të Serbisë.

Qytetarët e Novi Sadit mbajtën 16 minuta heshtje në orën 11:52, në nderim të bashkëqytetarëve të tyre që humbën jetën më 1 nëntor 2024.

Atë ditë, 16 persona vdiqën, ndërsa një grua e re u lëndua rëndë.

Tubimi u organizua me thirrjen e lëvizjes studentore, e cila u bëri thirrje qytetarëve që të merrnin pjesë pa simbole politike, pankarta dhe pa shkaktuar zhurmë.

“Tragjedia dhe aksidenti nuk janë fjalë të përshtatshme. Kjo do të nënkuptonte se gjithçka ndodhi rastësisht… Le të mos përsëritet kurrë dhe përgjegjësit të japin llogari për krimet që kanë kryer”, u tha të pranishmëve një studente.

Në mesin e korrikut, Gjykata e Apelit në Novi Sad e konfirmoi aktakuzën për shembjen e strehës.

Ndër të akuzuarit janë ish-ministri i Ndërtimtarisë, Goran Vesiq, zëvendësja e tij, Anita Dimoski, dhe ish-drejtoresha e kompanisë Infrastruktura e Hekurudhave të Serbisë, Jellena Tanaskoviq.

Të tre akuzohen për vepër të rëndë penale kundër sigurisë së përgjithshme, në lidhje me veprën penale të shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm.

Për të njëjtën vepër penale akuzohet edhe Nebojsha Shurlan, gjithashtu ish-drejtor i kompanisë Infrastruktura e Hekurudhave të Serbisë.

Përveç tyre, edhe nëntë persona të tjerë akuzohen për vepër të rëndë penale kundër sigurisë së përgjithshme, në lidhje me kryerjen e punimeve ndërtimore në kundërshtim me rregullat dhe në mënyrë të parregullt. Ndërkaq, Gjykata e Apelit i hodhi poshtë si të pabazuara ankesat e shtatë të pandehurve.

Tragjedia në Novi Sad nxiti protesta masive kundër Qeverisë, të udhëhequra nga studentët, të cilat çuan në zgjedhjet e parakohshme parlamentare më 25 tetor dhe si rrjedhojë rrëzimin nga pushteti të Qeverisë së ish-presidentit Aleksandar Vuçiq.

Lista e Studentore mori pjesë në zgjedhje dhe, sipas rezultateve preliminare, fitoi më së shumti vota.

Vuçiq dhe Partia Përparimtare Serbe humbën pushtetin pas 14 vjetësh.  / REL

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

makina bie ne humnere ne librazhd plagoset 22 vjecari gjendet edhe nje pistolete 6ae7486168822
Lajmi i mëparshëm

Makina bie në humnerë në Librazhd, plagoset 22-vjeçari, gjendet edhe një pistoletë

bervenice dalja ne votime arrin ne 2781 per qind deri ne oren 1300 rritet interesimi krahasuar me raundin e pare 6ae748f13a82c
Lajmi i radhës

Bërvenicë: Dalja në votime arrin në 27,81 për qind deri në orën 13:00, rritet interesimi krahasuar me raundin e parë

Të fundit nga

ShkoLartë