Armand Maho, komentoi zhvillimet e fundit rreth figurës së ministres Elisa Spiropali dhe reagimet e krijuara në rrjetet sociale dhe në politikë.
Maho u ndal te mënyra se si Spiropali është perceptuar së fundmi, duke thënë se ajo ka marrë vëmendje si nga mbështetës brenda Partisë Socialiste, ashtu edhe nga segmente të opozitës.
“Ka një pjesë të socialistëve të pakënaqur që e kanë mbështetur në rrjetet sociale, ndërsa në të njëjtën kohë ajo është komentuar pozitivisht edhe nga opozitarë, gjë që është një situatë e pazakontë.”-tha Maho.
Sipas tij, ky reagim i dyanshëm vjen si pasojë e qëndrimeve të fundit publike të Spiropalit, të cilat kanë krijuar debat dhe interpretime të ndryshme politike.
Gazetari shtoi se në të kaluarën ajo ka qenë e kritikuar nga opozita, por qëndrimet e fundit kanë sjellë një ndryshim të dukshëm në mënyrën se si po perceptohet.
Burimi: botasot.info


