Madhështore, nusja e Kosovës fiton medaljen e artë olimpike!

Nusja e Kosovës është fituese e medaljes së artë olimpike në Lojërat Olimpike Dimërore – Pekini 2022. 

E kush tjetër përveç gruaja e futbollistit të mirënjohur Valon Behrami, Lara Gut – Behrami.

Lara Gut Behrami është kampione olimpike për herë të parë në histori të saj.

Image

Gut – Behrami

Ajo e plotësoi suksesin zviceran. 

Lara Gut Behrami ka realizuar ëndrrën e saj të kahmotshme në supersllallomin e madh. 

30-vjeçarja zviceran fitoi të artën olimpike, e cila zuri vendin e parë me kohë të kaluar për 1:13.51 minuta. 

Gut – Behrami pati kohën më të mirë për 22 qindtat e sekondës se austriakja Mairjam Puchner. Skiatorja Puchner stoliset me medalje të argjendtë.

Zviceranja Michelle Gisin fiton medaljen e bronztë, e cila mbeti me 30 qindtat e sekondës larg Gut – Behrami.. 

Image

Mirjam Puchner, Lara Gut – Behrami e Michelle Gisin

““Isha më shumë nervoze në fund sesa në fillim.

Nuk mund të injorosh atë që ndodhi në Socchi dhe Pyeongchang. Në fakt nuk isha 100 për qind e bindur as për udhëtimin tim.

Por tani është thjesht e mrekullueshme që funksionoi kështu pas këtij viti të komplikuar dhe lëndimit. Më kanë ndihmuar edhe njerëzit përreth.

Jam pjekur dhe tani e kuptoj që ndonjëherë është e vërtetë ajo që thonë. Mund të kishte qenë ndryshe për mua kur isha më e re. Edhe unë jam qetësuar tani si person”, ka thënë Gut – Behrami..

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Parashikimi i motit për sot dhe nesër

Story i radhës

Snoop Dogg paditet për sulm seksual

Të fundit nga