macron rusia edhe me e izoluar nga skena boterore 623ca9d545049

Macron: Rusia edhe më e izoluar nga skena botërore

March 24, 2022
1 minut lexim

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, tha se Rusia edhe më shumë është izoluar nga skena botërore.

Ai tha se është thelbësore që të shmanget përshkallëzimi i konfliktit dhe prandaj ai tha se NATO ka marrë vendim që të mbështesë Ukrainën, pa e futur veten në luftë kundër Rusisë.

Pas samitit të NATO-s, Macron tha se aleanca ushtarake po e rishikon pozicionin strategjik të saj si pasojë e luftës në Ukrainë.

Ai po ashtu tha se fuqitë perëndimore janë të gatshme të shtojnë sanksionet ndaj Rusisë nëse është e nevojshme, teksa ato po kërkojnë që të arrihet një armëpushim.

“Këto sanksione kanë ndikim dhe ne duhet të vazhdojmë që të kenë efekt më të madh”, tha ai.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

dybala braktis stervitjen e juventusit deshmon ne gjykaten e torinos 623ca99a97ba0
Story i mëparshëm

Dybala braktis stërvitjen e Juventusit, dëshmon në Gjykatën e Torinos

kodra e diellit u organizua stervitja shpetim nga orteku 2022 623cabf1a802e
Story i radhës

Kodra e Diellit, u organizua stërvitja “Shpëtim nga orteku 2022”

Të fundit nga

ShkoLartë