Kodra e Diellit, u organizua stërvitja “Shpëtim nga orteku 2022”

Në Kodrën e Diellit është organizuar stërvitja e titulluar “Shpëtim nga orteku 2022”, nga ana e Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim. Në këtë trajnim ishin të kyçur edhe pjesëtarë të Armatës së Maqedonisë së Veriut, pjesëtarë të policisë së Tetovës dhe pjesëtar nga Kryqi i Kuq në Tetovë si dhe Ndihma e Parë e Tetovës.

Gjatë kësaj stërvitje është improvizuar shpëtimi i personave që mbeten në ortekët e borës, personave të lënduar dhe të tjerët që kanë ndihmë.

“Sot realizojmë një ushtrim të quajtur orteku 2022. Në bashkëveprim me SPB-Tetovë dhe pjesëtarët e saj, me armatën do të realizojmë një trajnim dyditorë, e cila ka filluar nga dita e djeshme, me pjesën teorike, kurse sot realizohet pjesa praktike. Me të vetmin fakt se kemi gatishmëri kemi pajisjen e nevojshme, kemi trajnimin e nevojshme që duhet të adaptojmë sipas kushteve.”,- tha Bekim Maksuti nga Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim.

Krahas këtyre ekipeve në vendngjarje ishin edhe pjesëtarët e Ndihmës së Shpejtë që sipas tyre këtë vit krahasuar me vitet tjera ka pasur më shumë intervenime.

“Si çdo vit, edhe këtë vit Ndihma e Shpejte në Tetovë kryesisht gjatë vikendeve është në Kodrën e Diellit. Ne si ekip dalim në teren, tek rastet, tek lëndimet që ndodhin në Kodrën e Diellit, kryesisht ato raste i kontrollojmë dhe i transportojmë në Spitalin Klinik në Tetovë. Këtë vit kemi pasur një numër të madh të intervenimeve, mund të themi se vetëm në një vikend kemi pasur 7-8 raste.”,- deklaroi mjeku, Besnik Mustafai.

Në këtë trajnim kishte edhe ekipe të shpëtimit nga Prilepi dhe Manastiri. Në Kodër të Diellit, këtë vit ekipet e shpëtimit kanë intervenime sidomos me skiatorët të cilët duke mos e njohur terrenin aksidentohen dhe të parët që intervenojnë janë këta pjesëtarë.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Macron: Rusia edhe më e izoluar nga skena botërore

Story i radhës

Reagon portieri Molla: Unë ika nga Italia për Shqipërinë

Të fundit nga