Dybala braktis stërvitjen e Juventusit, dëshmon në Gjykatën e Torinos

Paulo Dybala nuk është paraqitur sot në stërvitjen e Juventusit, pasi ka përfunduar në Gjykatën e Torinos, duke u marrë në pyetje nga hetuesit.

Mediat italiane kanë raportuar se si lojtari i cili është vendosur që të mos rinovojë me klubin bardhezi, ka qenë i pari i përzgjedhur për të dhënë dëshminë e tij para autoriteteve sa i përket çështjes së mashtrimit me bilancet financiare të klubit torinez.

Në vend që të ishte në stërvitje në orën 15:00, Dibala është shfaqur në Gjykatë, ku është marrë në pyetje nga hetuesit për çështjet kontraktuale, më saktësisht për akordet që kishin lidhur bardhezinjtë me lojtarët në vitin 2000, kur shpërtheu pandemia. Dibala nuk është i hetuar, por është ftuar atje të japë versionin e tij si “person në dijeni të fakteve”.

Dibala është vetëm i pari, pasi hetuesit kanë vendosur të pyesin me radhë shumë emra të klubit bardhezi, i cili po hetohet pasi dyshohet se ka rregulluar në mënyrë fiktive bilancet, duke shkelur ligjet e bërë mashtrim financiar.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Lloris mbron Pochettinon

Story i radhës

Macron: Rusia edhe më e izoluar nga skena botërore

Të fundit nga

AlbanianMacedonianEnglish