ma vrane djalin prinderit e njerit prej femijeve e pane tragjedine e durresit nga kamerat e sigurise 69f8d8d0e1730

“Ma vranë djalin”, prindërit e njërit prej fëmijëve e panë tragjedinë e Durrësit nga kamerat e sigurisë

May 4, 2026
1 minut lexim

Në një atmosferë të rënduar nga dhimbja dhe trishtimi, në zonën e ish-Kënetës në Durrës u zhvillua ceremonia mortore e dy fëmijëve të mitur, K. Nikolli dhe E. Muça, të cilët humbën jetën tragjikisht pasi u përplasën nga një 57-vjeçar, Nikoll Radaçi, shkruan JOQ Albania.

Familjarë, të afërm dhe banorë të zonës u mblodhën për t’u dhënë lamtumirën e fundit dy vogëlushëve, në një ngjarje që ka tronditur komunitetin dhe më gjerë.

Mes dhimbjes së madhe, një banore e zonës që mori pjesë në ceremoninë mortore ka ndarë me mediat detaje prekëse për reagimin e familjes së njërit prej fëmijëve. Sipas saj, nëna e 9-vjeçarit K. Nikolli, e cila ndodhej në Itali pranë bashkëshortit të saj të sëmurë rëndë me kancer, e ka parë tragjedinë përmes kamerave të sigurisë.

Ajo tregon se lajmi është përjetuar në mënyrë shkatërruese nga familja, e cila ndodhej e ndarë në dy vende për shkak të gjendjes shëndetësore të bashkëshortit. Në momentin kur ka kuptuar çfarë kishte ndodhur, nëna e vogëlushit ka shpërthyer në dëshpërim, duke thënë se djalin ia morën pranë derës së shtëpisë.

“Kanë qenë një familje e qetë, që jetonin vetëm për punën e tyre. Ishin të thjeshtë dhe të varfër. Në atë moment tragjik, nëna ndodhej në Itali për shkak të gjendjes së rëndë të bashkëshortit. Ngjarjen e ka parë përmes kamerave dhe ka reaguar me dhimbje të madhe, duke thënë se ‘ma vranë djalin në derë të shtëpisë’”, rrëfeu banorja.

Ajo shtoi se babai i fëmijës ndodhet gjithashtu në gjendje të rëndë shëndetësore dhe mezi arrin të flasë, ndërsa familja është përballur me një goditje të dyfishtë, mes sëmundjes dhe humbjes tragjike.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

do te ther njerez dhe do te hy live ne tiktok 16 vjecari nga ferizaj kercenon per terrorizem 69f8d87565912
Lajmi i mëparshëm

“Do të ther njerëz dhe do të hy live në Tiktok”, 16-vjeçari nga Ferizaj kërcënon për terrorizëm

inflacioni vjetor ne turqi hip ne mbi 32 per qind 69f8d9253c67d
Lajmi i radhës

​Inflacioni vjetor në Turqi hip në mbi 32 për qind

Të fundit nga

ShkoLartë