lvv mban tubim ne prishtine kurti neser ia qesim piken numrit 116 6a24b1f517c9f

LVV mban tubim në Prishtinë, Kurti: Nesër ia qesim pikën numrit 116

June 7, 2026
1 minut lexim

Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur tubimin përmbyllës në Prishtinë, në prag të zgjedhjeve të nesërme.

Në njoftimin e LVV-së thuhet se Prishtina “u shndërrua në zemrën e një momenti të madh politik”, ndërsa qytetarët u ftuan që nesër të votojnë numrin 116.

Kryeministri Albin Kurti, në fjalimin e tij, tha se “vera ka ardhur që sot”, duke iu referuar pjesëmarrjes së madhe në tubim dhe pritjes së ditës së votimit.

Ai përmendi disa nga rezultatet që, sipas tij, janë arritur gjatë mandatit qeverisës, duke përfshirë mbështetjen për fëmijët, gratë, të rinjtë, rritjen e pagës minimale, investimet e huaja dhe programet për punësim. 

 

Image

Tubimi i LVV-së në Prishtinë, në prag të zgjedhjeve

Kurti tha se mandati i ardhshëm do të jetë “mandat i zhvillimit”, duke përmendur investime në prodhimtari, mbështetje për diasporën, digjitalizim, arsim, shëndetësi dhe drejtësi.

Në fund, LVV falënderoi aktivistët dhe qytetarët për mbështetjen gjatë fushatës, duke bërë thirrje për votë nesër për numrin 116.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

ahmeti nga cairi uniteti dhe bashkepunimi jane celesi i suksesit 6a249b71cda92
Lajmi i mëparshëm

Ahmeti nga Çairi: Uniteti dhe bashkëpunimi janë çelësi i suksesit

detaje se ku e kur votojne lideret institucionale dhe partiake te kosoves 6a2506534e4a0
Lajmi i radhës

Detaje se ku e kur votojnë liderët institucionalë dhe partiakë të Kosovës

Të fundit nga

ShkoLartë